BallinaLajmeKonjufca kërkon shkarkimin e 7 ambasadorëve, edhe Vlora Çitakun

Konjufca kërkon shkarkimin e 7 ambasadorëve, edhe Vlora Çitakun

Të ngjajshme

Vritet një person në Klinë, dyshohet se u qëllua nga vëllai i tij pas një fjalosjeje

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës,...

Malisheva nuk ka nevojë me dëshmu asgjë/ Ish-deputetja i reagon ashpër Sevdai Radogoshit

Ish-deputetja e NISMA-s, Arbëreshë Krasniqi, i ka reaguar ashpër...

E jashtëzakonshme: 16-vjeçari Erblin Osmani debuton me Bayernin

Mesfushori i talentuar i akademisë së Bayern Munichut, me...

Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca ka kërkuar shkarkimin e shtatë ambasadorëve në mesin e tyre edhe të ambasadores së Kosovës në SHBA, Vlora Çitakut.

Ai përmes një postimi në Facebook ka propozuar tërheqjen nga misioni të ambasadorëve politik: Vlora Çitaku, Edon Cana, Lirim Grejçevci, Shpend Kallaba, Mimoza Ahmetaj, Ylber Hysa dhe Ramadan Avdiu, shkruan Reporteri.net

Postimi i tij:

Që në fillim të mandatit jam zotuar për vendosjen e rregullit dhe ligjit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Një ndër hapat e radhës është edhe kërkesa për kthimin e ambasadorëve politik që e kanë përfunduar mandatin 4 vjeçar të paraparë sipas ligjeve në fuqi të Republikës se Kosovës.

Duke u bazuar në nenin 93, pika 8 dhe nenin 84 pika 25 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe nenin 13 të Ligjit nr.03/L-122 për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës (GZ. Nr 46/15 janar 2009) dhe bazuar në nenin 10 (paragrafi 9) të Rregullores për Shërbimin e Jashtëm dhe me qëllim të respektimit të nenit 7,7 të Ligjit Nr.03/L-207 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.03/L-044 për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik të Republikës së Kosovës,( GZ.76, 10 gusht 2010), në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, propozoj tërheqjen nga misioni të këtyre ambasadorëve politik :

Znj. Vlora Çitaku
Z. Edon Cana
Z. Lirim Grejçevci
Z. Shpend Kallaba
Znj. Mimoza Ahmetaj
Z. Ylber Hysa
Z. Ramadan Avdiu

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz