BallinaLajmeRritet qarkullimi i parave të falsifikuara në Kosovë, kjo është kartëmonedha që...

Rritet qarkullimi i parave të falsifikuara në Kosovë, kjo është kartëmonedha që po falsifikohet

Të ngjajshme

Në Kosovë po qarkullojnë kartmonedha fallso.

Në raportin policor të 24 orëve të fundit janë evidentuar së paku 3 raste kur qytetarët kanë raportuar për kartmonedha fallso.
Ajo që bie në sy rreth këtij raportimi është se të gjitha kartmonedhat e raportuara si të dyshuara për fallso janë 100 euroshe.

Rastet ndodhen në Fushë Kosovë, Prizren dhe Klinë.

Në Fushë Kosovë, një punëtor i një pompe të derivateve ka raportuar se një person ka bërë pagesë me kartmonedhë fallco prej 100 euro.

Në Prizren, një zyrtar i bankës ka informuar se një klient mashkull kosovar gjatë deponimit të parave, ka deponuar kartëmonedhë prej 100 euro e cila ka rezultuar të jetë e falsifikuar.

Ndërsa në Klinë, gjithashtu në një pompë të derivateve është raportuar për një monedhë 100 euro të falsifikuar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz