BallinaLajmeMinistria e Financave: Lajm i rremë ndarja e 15 milionë euro për...

Ministria e Financave: Lajm i rremë ndarja e 15 milionë euro për rrymën e serbëve në veri

Të ngjajshme

Shtyrja e aktgjykimit për ish-krerët e UÇK-së, Gucati: Vendim i pastër politik

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë...

Ushqimi i shëndetshëm, i rëndësishëm për fitnes

Të ushqyerit me një dietë të balancuar mirë mund...

Shtyhet deri më 20 korrik shpallja e vendimit në Hagë për ish-krerët e UÇK-së, e konfirmon avokati i Thaçit

Vendimi përfundimtar në rastin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Rusia mbyll aeroportet dhe kufizon internetin

Moska u përball të martën, 5 maj, me masa...

Ministria e Financave dhe Transfereve e ka demantuar lajmin se janë ndarë 15 milionë euro nga Qeveria e Kosovës, për të mbuluar shpenzimin e rrymës në veri të vendit, raporton Gazeta Express.

Përmes një komunikate nisur për media, nga MFT kanë deklaruar se bëhet fjalë për një lajm të rremë, derisa kanë deklaruar se janë duke shqyrtuar mundësinë e përkrahjes buxhetore të KOSTT-it.

“Kjo ndarje buxhetore do të siguronte që sistemi elektro-energjetik i Kosovës të mos shkaktoj devijime ndaj sistemit evropian, gjë që është parakusht për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kyçjes ndërmjet KOSTT dhe ENTSO-E, përkatësisht pavarësimin energjetik të Kosovës nga Serbia. Pavarësimi energjetik i Kosovës do të mundësoj kontrollin e kufijve energjetik të Kosovës (linjat ndërkufitare të transmisionit me vendet fqinje) nga ana e KOSTT, dhe do të mundësonte bashkimin e tregut të energjisë elektrike ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë (duke përfshirë vendosjen në operim të linjës 400kV Kosovë-Shqipëri dhe operimin e bllokut rregullues Kosovë-Shqipëri), gjëra të cilat do të sjellin përfitime financiare për konsumatorët e Kosovës”, shkruhet në njoftim./Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz