Në QKUK janë raportuar disa raste të reja në lidhje me dyshimet për Koronavirus.
Kështu kanë bërë të ditur në kushte anonimiteti për Gazeta Blic, zyrtarë të QKUK-së.
Pacientëve të dyshuar u janë marrë mostrat e analizave dhe pritet tashmë rezultati i tyre.
Edhe gjatë ditës u raportu për tre raste të dyshuara por që fatmirësisht dolën negative raporton Gazeta Blic.