Kryesuesi i Këshilltarëve Komunalë në komunën e Podujevës, Avni Fetahu i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.
Kështu kanë bërë të ditur me anë të një njoftimi në Facebook qendra e Lëvizjes Vetëvendosje.
Ky largim vjen në një moment të rëndësishëm për LDK-në pasi me 15 Mars kjo komunë ju drejtohet kutive të votimet për të zgjedhur kryetarin e saj.
Postimi i plotë:
Avni Fetahu i bashkohet Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Sot, Lëvizjes VETËVENDOSJE! i është bashkuar, Avni Fetahu, asamblist në Kuvendin Komunal të Podujevës dhe Kryesues i Këshilltarëve Komunal të LDK-së në këtë komunë. Avniu është magjistër në drejtimin Menaxhment dhe Informatikë në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës. Përvoja, dija e tij dhe profesionalizmi i Avni Fetahut do t’i shërbejë shumë Lëvizjes sonë, si në nivelin lokal po ashtu edhe në atë qëndror. Avni Fetahu ka pervojë të gjatë menaxheriale duke qenë drejtor i Drejtorisë së Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik si dhe drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Podujevës. Ka marrë pjesë në shumë vizita studimore dhe në konferenca ndërkombëtare.
Avniu është mësimdhënës në Shkollën Ekonomike “Isa Boletini”. Është i martuar dhe prind i 5 fëmijëve.