back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaSportArabia Saudite ofron 500 milionë euro për përballjen e radhës së Tuson...

Arabia Saudite ofron 500 milionë euro për përballjen e radhës së Tuson Furyt – derisa katër anëtarë të familjes mbretërore u panë në Las Vegas

Të ngjajshme

Koci: Duam drejtësi për ata që luftuan për lirinë tonë

Fatmir Koci, ish-ushtar i UÇK-së në protestën në Hagë...

Burnley vs Liverpool: Një test i madh për Clarets në Premier League

Pas rikthimit të tyre në Premier League, Burnley po...

Pas pak nis protesta në Hagë

Edhe gjysmë ore kanë mbetur derisa të nisë protesta...

Pak minuta para fillimit të protestës, Haga mbushet plotë me shqiptarë

Ka mbetur vetëm edhe pak minuta në nisje të...

Arabia Saudite është e gatshme të shpenzojë një mal me para në mënyrë që Tyson Fury të boksojë në vendin e tyre në trilogjinë me Deontay Wilderin ose përballjen britanike me Anthony Joshuan.

Katër anëtarë të familjes mbretërore saudite janë parë në fundjavën e kaluar në Las Vegas, më saktësisht në MGM Arena, aty ku boksuan The Gypsy King dhe Bronze Bomber.

Britaniku i shkaktoi humbjen e parë në karrierë amerikanit, mirëpo edhe i mori titullin WBC në peshat e rënda.

Tyson Fury dhe Deontay Wilder. (Photo by Al Bello/Getty Images)

Princi Khaled thuhet se dëshiron që përballja e radhës e Furyt të jetë me Joshuan, derisa po insiston te promovuesi i këtij të fundit Eddie Hearn që të aranzhojë meçin për titullin e kampionit të unifikuar.

Nga Arabia Saudite bëhet e ditur se nga ajo përballje janë të gatshëm që të ofrojnë 500 milionë euro, vetëm që të zhvillohet në vendin e tyre.

AJ i riktheu titujt në dhjetor të vitit të kaluar në rimeçin ndaj Andy Ruizit, ndërsa tani po e kërkon përballjen me bashkëkombësin e tij.

Mirëpo, Wilder ka bërë të ditur se dëshiron të zhvillojë trilogjinë me Furyn, që mund të realizohet në fund të këtij viti. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz