back to top
Sunday, October 26, 2025
BallinaLajmeFaqja e madhe amerikane parashikon motin: Kosova do të përballet me stuhi...

Faqja e madhe amerikane parashikon motin: Kosova do të përballet me stuhi të fuqishme dhe të reshura në pranverë

Të ngjajshme

Kurti: Kriza politike ka paralizuar institucionet dhe vonuar proceset reformuese

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë fjalës së tij...

Bayerni anulon stazhin për Boatengun

Bayern Munichu ka anuluar stazhin që kishte planifikuar për...

Ora 11:00, Kurti nuk shfaqet ende në sallë

As mandatari për të formuar Qeverinë e re, Albin...

Burim Ramadani flet me siguri: Nuk ka Qeveri Kurti 3

Opinionisti Burim Ramadani thotë se nuk ka Qeveri Kurti...

Faqja prestigjioze amerikane për parashikim të motit “AccuWeather” ka dhënë parashikimin e saj sezonal për këtë pranverë për Evropën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, normalisht duke përfshirë edhe Gadishullin Ballkanik. Të gjithë jemi dëshmitarë se parashikimi i Accuweather për dimrin 2019/20 ishte mjaft i saktë kur bëhet fjalë për Evropeën dhe Gadishullin Ballkanik.

Sipas Accuweather, Evropën e pret një pranverë tipike me të reshura dhe stuhi të fuqishme pranverore. Në Spanjë do të ketë depërtim të hershëm të masave të nxehta ajrore me origjinë nga Afrika Veriore. Gjermania, Franca. Zvicra dhe një pjesë e Polonisë do të goditen nga stuhi të fuqishme, kurse masa të nxehta ajrore pritet të depërtojnë në Evropën Lindore dhe Skandinavi.

Gadishulli Ballkanik gjithashtu do të përfitojë reshje atmosferike shi dhe borë. në viset kodrinore-malore pritet të ketë reshje mjaft të dendura bore nënvizon Accuweather. Kombinimi i reshjeve të dendura të shiut dhe borës në viset kodrinore-malore mund të qojë edhe në vërshime lokale në Ballkan. Reshjet më të dendura parashihen në dy muajt e parë të pranverës, pra në Mars dhe Prill, kurse nga Maji dhe Qershori Accuweather parasheh ngritje të temperaturave dhe periudha thatësie.

Të shpresojmë që të jenë të saktë ashtu siç ishin me parashikimin e tyre për këtë dimër dhe në këtë mënyrë do të vije deri te zbutja e thatësisë ekstreme që ka përfshirë rajonin tonë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz