back to top
Tuesday, December 16, 2025
BallinaLajmeLajmi i Fundit: Drejtori i Institutit të Shëndetit në Kosovë, tregon se...

Lajmi i Fundit: Drejtori i Institutit të Shëndetit në Kosovë, tregon se a është e prekur me koronavirus pacientja që erdhi nga Italia

Të ngjajshme

Greqi: Protestohet kundër pagave të ulëta

Mijëra grekë u mblodhën sot në qendër të Athinës,...

Hoxhaj: Kurti e izoloi Kosovën – Shqipëria dhe Mali i Zi kanë data për BE

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka paraqitur...

E pranon fajësinë i akuzuari se goditi me grushte gruan me të cilën ishte në lidhje rreth dy javë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në shqyrtimin fillestar të...

15 zyrtarë të Shërbimit Korrektues trajnohen në Danimarkë

15 zyrtarë të Shërbimit Korrektues të Kosovës kanë përfunduar...

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, ka bërë të ditur se pacientja e cila ishte shtrirë në QKUK nuk është e prekur nga koronavirusi.

Kështu ka thënë ai para gazetarëve duke shtuar se Kosova është e përgatitur për parandalimin e kësaj epidemie, njofton Klan Kosova.

“Duke pasur parasysh se ne kemi marrë rezultatet brenda katër orëve – ato kanë rezultuar negative. Pacientja nuk është e sëmurë me koronavirus”.

“Unë i kam hulumtuar vetëm rastet e mëhershme gjatë të shtunës në mbrëmje, sot nuk kemi pasur shumë kohë sepse jemi përgatitur për hyrjet në kufi dhe ato tokësore”.

“Rasti i të shtunës kanë qenë një qift që ka dyshuar se është i prekur nga kjo sëmundje për shkak të daljes jashtë shtetit; mirëpo analizat kanë rezultuar negative”.

“IKSHP tashmë është përgatitur dhe që një muaj e gjysmë i ka të gjitha dokumentet përkatëse për të gjitha aktivitetet e parandalimit. Laboratori është furnizuar dy javë pasi kanë dalë rezultatet e para prej prodhimit”.

“Tash janë bërë më shumë se tre javë që IKSH është furnizuar me analiza laboratorike të nivelit më të lartë të laboratorëve më prestigjioze evropiane”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz