back to top
Friday, December 12, 2025
BallinaLajmeKëto gjëra u gjetën në shtëpinë e Xhabit Zharkut pas bastisjes

Këto gjëra u gjetën në shtëpinë e Xhabit Zharkut pas bastisjes

Të ngjajshme

Milot Rashica pritet të rikthehet si startues te Besiktasi

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica pritet të...

Aksioni katër ditor i Policisë në Pejë, sekuestrohen armë dhe municion i konsiderueshëm

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, në bashkëpunim me...

Rrëzohet kërkesa për modifikimin e dënimit të Haxhi Shalës

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), gjykatësja...

Me kërkesë të mbrojtësit të Nagip Krasniqit shtyhet seanca ndaj tij dhe Isuf Zejnës

Të premten, në Gjykatën Themelore të Prishtinës, me kërkesë...

Policia e Kosovës sot ka bastisur disa prona në Kaçanik, ku ka sekuestruar disa armë dhe municion. Express mëson se bastisja ka ndodhur në pronat e Mërgim Zharkut, djalit të ish-kryetarit të Kaçanikut, Xhabir Zharkut.

Sic njofton Policia, është krye kontroll në shtëpinë e M.Zh. dhe në pronat e tjera që ai i posedon.

Gjatë bastisjet atij i janë gjetur katër armë, dy prej të cilave janë pa leje. Përveç armëve i është gjetur edhe municion.

Ndryshe, Krimet Ekonomike në dhjetor të vitit të kaluar kishin arrestuar ish-kryetarin e Kaçanikut Xhabir Zharkun, për keqpërdorim të detyrës zyrtare në vitin 2010, sa ishte kryetar i komunës.

Njoftimi i Policisë Rajonale të Ferizajt:

Hetuesit e Sektorit të Hetimeve Rajonale –Ferizaj,sot gjatë ditës, në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore – Ferizaj,është kryer një kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të personit M.ZH.(m/sh/k 31 vjeç) në Kaçanik.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar:

– Një pistoletë e tipit Glock 17 9×19 me numër serik AKG577 me një karikatorë dhe 17 cop fishek të kalibrit 9mm, për të cilën nuk posedon leje.

– Një armë e gjatë e prodhimit Mossberg, model Patriot made in USA, me nr. Serik: MPR 108642 me dylbi, një paketim me 9 cop fishek me mbishkrim 30-06 Sprg, .me leje valide.

– Nëntë paketime me fishek (180 cop) me mbishkrim 30-06 Sprg,

– Një pistoletë SIG SAUER P226 me numër serik U135891 me një karikatorë me 5 cop fishek për të cilën nuk posedon leje,

– Një Pistoletë Beretta , made in USA BUPICO me numër serik PC0189943 me dy karikatorë dhe 22 cop fishek të calibrit 9mm, me leje valide.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e njëjtë janë konfiskuar edhe disa pajisje elektronike si telefona, IPAD dhe DVR dhe të tjera.

Pas intevistimit të të dyshuarit në prezencën e avokatit mbrojtës me urdhër të Prokurorit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz