back to top
Tuesday, October 28, 2025
BallinaInstantKina thotë se ka rënie të ndjeshme të rasteve të reja me...

Kina thotë se ka rënie të ndjeshme të rasteve të reja me koronavirus

Të ngjajshme

Rama: Në fillim isha i hapur për bashkëpunim, pastaj pashë bllokadat e qëllimshme të VV-së

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga LDK-ja, Përparim Rama,...

Më 29 tetor nis regjistrimi i votuesve me nevoja të veçanta për balotazh

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se periudha për...

U dhanë mbi 55 milionë euro, por një muaj pas bie Njësia B2 – KEK-u s’konfirmon nëse po blen rrymë

Njësia B2 e Termocentralit “Kosova B” është jashtë funksionit...

Amir Rrahmani në bankën rezervë, për ndeshjen e Napolit ndaj Lecces

Lecce pret Napolin në stadiumin “Via del Mare” sonte në...

Përpjekjet e Kinës për të menaxhuar epideminë vrastare, e lidhur me koronavirusin e ri, po funksionojnë, tha kryediplomati kinez, Wang Yi, i cili ia atribuoi uljen e rasteve të reja të infektimit veprimtarisë energjike të vendit të tij kundër sëmundjes.

Në një fjalim të mbajtur në Vientiane për koronavirusin, pas takimit me homologët e tij të dhjetë vendeve anëtare të ASEAN-it, ministri kinez deklaroi se epidemia është e kontrollueshme dhe e kurueshme, pavarësisht shqetësimit që ka shkaktuar në mbarë botën.

“Kina nuk mbron vetëm popullsinë e saj, por edhe pjesën tjetër të botës”, tha Yi.

Kina njoftoi sot për një rënie dramatike të rasteve të reja të infektimit, më e ulëta pas gati një muaji, me një rritje neto prej 394 rastesh, vetëm 25 % e shifrës së njoftuar një ditë më parë.

Numri i përgjithshëm i rasteve të infektimit e ka kaluar numrin 74 500 në Kinën kontinentale, ku epidemia ka shkaktuar 2 118 viktima.

Jashtë Kinës kontinentale, në vendet e territoret e tjera, COVID-19 ka shkaktuar 10 viktima.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz