BallinaLajmeKjo është lista e zyrtarëve të shkarkuar nga Albin Kurti

Kjo është lista e zyrtarëve të shkarkuar nga Albin Kurti

Të ngjajshme

Kripa: Sa na duhet vërtet?

Kripa është konsideruar prej kohësh si një nga “armiqtë”...

Çmimi për kurban rritet prapë në Kosovë, sivjet bëhet 200 euro

Çmimi për therjen e kurbanit në Kosovë ka shënuar...

“Finalja para finales”, publikohen formacionet e ndeshjes Bayern vs PSG

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes më interesante të...

Kryeministri Albin Kurti, ka marrë sot një sur vendimesh ku ka shkarkuar zyrtarët shtetërorë, të cilët kanë qenë pjesë e ministrive të ndryshme në vend.

Sekretarët e disa ministrive të Republikës së Kosovës, pësuan nga ky vendim.

Sekretari i Ministrisë së Punëve të Jashtme Fitim Sadiku, sekretari i ministrisë së Infrastrukturës, Betim Reçica, sekretari i Teknologjisë dhe Inovacionit Hajriz Koci, sekretari i ministrisë së Financave dhe Transfereve Naim Baftiu, sekretari i ministrisë së Administratës Publike Arton Berisha dhe sekretarja e ministrisë së Investimeve Strategjike Shyhrete Gosalci, janë zyrtarët të cilët janë shkarkuar sot nga kryeministri Albin Kurti, shkruan Gazeta Insajderi.

Kjo u bë gjatë mbledhjes së Qeverisë, ku në kuadër të shkarkimit hyjnë ministritë e prekura nga riorganizim dhe kalojnë në listën tepricë sipas legjislacionit në fuqi.

Përveç të tjerëve ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, ka propozuar Izedin Bytyqin për sekretar të Përgjithshëm të MI-së.

Qeveria vendosi që Bytyqi, i cili ka qenë sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, të bëhet sekretar në Ministrinë e Infrastrukturës./ Insajderi.com

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz