back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeKosovarët shkojnë në Shqipëri për ta festuar 12-vjetorin e Pavarësisë

Kosovarët shkojnë në Shqipëri për ta festuar 12-vjetorin e Pavarësisë

Të ngjajshme

Shpallen rezultatet përfundimtare, ky është rezultati i partive

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka...

Policia kap drogë në vlerë të 80 mijë eurove, arrestohen dy shtetas maqedonas

Dy shtetas të Maqedonisë së Veriut janë arrestuar mbrëmë...

Ciro Immobile përfundon në kampionatin francez

Një nga sulmuesit më të mirë në Serie A...

Dy persona ndalohen për kalim ilegal të kufirit në Leposaviq

Dy persona janë ndaluar në orët e hershme të...

Të shumtë janë shqiptarët e Kosovës që 12-vjetorin e Pavarësisë kanë zgjedhur ta festojnë në Shqipëri.Ka nga ana që kanë preferuar të rikthehen në familjet shqiptare që i pritën në shtëpitë e tyre në kohën e luftës me Serbinë.

E tillë është edhe një familje nga Kosova e cila po shkon drejt Kukësit, aty ku i kanë pritur kur i kanë ikur luftës.

Në pikën kufitare të Morinës, të gjata janë radhët e krijuara të automjeteve, e megjithatë kjo nuk duket një pengesë.

“Shumë gjë normale është kjo, duhet edhe në shqiptarët të mësojmë të presim”, thotë një shtetas i Kosovës i cili jeton në Gjermani.Të tjerë thonë se kufiri duhet të hiqet ose të lehtësohen edhe më tej procedurat, dhe këtë e shpresojnë ta realizojë kryeministri i ri, Albin Kurti.

“Tepër kemi duruar për këtë vit. duhet që sot me u heq, s’ka dashur të jetë kurrë ky kufi, Ne jemi të lidhur në mënyrë natyrore, një babë kemi”.“Është hequr kufiri, nuk po shoh probleme, gati jemi bashkuar dy shtetet”.

“Jam i bindur që ka me u heq shpejt kufiri”. “Qeveria e re me Albin Kurtin do ta sjellë Kosovën e Shqipërinë mbarë”, shprehen disa nga banorët, megjithëse për shumë të tjerë është herët për të folur për qeverinë e re të Kosovës.Të tjerë shfaqen mjaft entuziastë dhe besimplotë se ky 12-vjetor i pavarësisë do të jetë i mbari nën udhëheqjen e Albin Kurtit.

“Ja ka me drejtu ai, ja nuk ka burrë shqiptar që drejton. Ai Albin Kurti”, thotë një qytetar i Kosovës.“Ky përvjetor vjen me gjithë të mirat, jemi çliruar prej shkaut, falënderojmë dëshmorët“, thotë një tjetër.

Në radhët e tyre, të cilët vijnë në Shqipëri jo për të festuar, por për punët e tyre, ka edhe nga ata që nuk besojnë tek asnjë qeveri.“Shteti është duke shkuar mbrapsht, e kemi humb pavarësinë”.“Këtë pavarësi e kemi pritur me qindra vjet. Ende nuk po e shijojmë pavarësinë e plotë të shtetit, uroj që ky vit t’i përcjellë të gjitha sukseset e mëtejshme”, thonë disa shqiptarë të Kosovës

Të Fundit

Sport

ShowBiz