back to top
Tuesday, December 16, 2025
BallinaLajmeMoti në ditën e pavarësisë

Moti në ditën e pavarësisë

Të ngjajshme

Konjufca tregon pse nuk u arrit ndonjë koalicion me opozitën për formimin e Qeverisë

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka folur për...

Infantino: Shqipëria, dy fitore larg skenës më të madhe të futbollit në botë

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, me anë të një...

Tahiri: Në garën për Mitrovicën nuk isha me Faton Pecin, por me Albin Kurtin

Arian Tahiri, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK)...

Fushat me presion të lartë atmosferik që kanë përfshirë rajonin dalëngadalë po dobësohen.

Kështu që për dallim nga ditët e para të javës, të cilat paraqiten me mot stabil dhe të ngrohtë, nga dita e enjte në Kosovë priten kushte tjera meteorologjike.

Kjo sepse në fushat barike pritet të ketë rënie dhe kushte për formim të vranësirave të dendura të cilat do të shoqërohen me reshje shiu dhe bore, ndërsa në viset kodrinore-malore parashihet të ketë vetëm reshje bore.

Reshjet do të ndikojnë në rënien e përkohshme të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

Dita e hënë dhe e martë, paraqiten si ditë më të nxehta të javës, derisa dita e enjte do të regjistrojë temperaturat më të ulëta të javës.Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 2 deri -2 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-14 gradë celsius.Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes me shpejtësi deri 12m/s.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz