BallinaLajmeKurti e quan Prekazin kryeqytet të qëndresë dhe kryengritjes së shqiptarëve

Kurti e quan Prekazin kryeqytet të qëndresë dhe kryengritjes së shqiptarëve

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i shoqëruar nga kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani kanë bërë homazhe në kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast, Kurti e ka quajtur Prekazin kryeqytet të qëndresë dhe kryengritjes së shqiptarëve.

“Erdhëm sot në Prekaz, në këtë kryeqytet të kryengritjes e të qëndresës së popullit tonë për të kujtuar dhe nderuar familjen Jashari, të cilët luftuan dhe u sakrifikuan në një ngjarje të jashtëzakonshme ku sot njihet si Epopeja e UÇK-së”.

“Në 12-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë i kujtojmë me mall e pikëllim por edhe me shumë krenari”, ka thënë Kurti.Gjatë ditës nën organizimin e Qeverisë së Kosovës janë paraparë një varg aktivitetesh.

Osmani dhe Kurti do të vendosin kurora lulesh te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, duke filluar nga ora 10:30, dhe nga ora 10:40 te varri i veprimtarit Adem Demaçi.

Nën kujdesin e kryetares Vjosa Osmanit, mbahet seancë solemne në ora 11:00.Kurse kryeministri Albin Kurti dhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani, do të bëjnë një vizitë në Forcën e Sigurisë se Kosovës nga ora 12:00.

Nga ora 13:00 është planifikuar që të bëhet prezantimi i pamjes së re të Obeliskut NEWBORN, ku do të marrë pjesë kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani.

Duke filluar nga ora 18:00, në katedralen “Shën Nëna Terezë”, nën kujdesin e presidentit Hashim Thaçi.Gjithashtu, edhe komunat kanë paraparë disa aktivitet.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz