BallinaLajmeKurti e Osmani homazhe në Prekaz, kujtojnë sakrificën e familjes Jashari

Kurti e Osmani homazhe në Prekaz, kujtojnë sakrificën e familjes Jashari

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Me rastin e 17 Shkurtit, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani e kryeministri Albin Kurti vendosin kurorash lulesh te Kompleksi Memorial “Adem Jashari”.

Më këtë rast Osmani tha se sot kujtojmë sakrificën e familjes Jashari, për lirinë që ne e gëzojmë sot.

“Sot ishim me kryeministrin Kurti, me anëtarët e qeverisë për të nderu sakrificën e familjes Jashari, që u flijuan që sot ne ta gëzojmë lirinë dhe shtetin tonë. Është pikërisht ky vend që dëshmon atdhedashurinë që është simbol i asaj se si duhet ky vend dhe duhet të vazhdojë të jetë udhërrëfyes për punën tonë dhe brezat e ardhshëm”.

Ndërsa, kryeministri Kurti tha në 12 vjetorin e Pavarësisë kujtojmë kryengritjen dhe sakrificën e familjes Jashari.

“Bashkë me kryetaren e kuvendit me ministra e deputete erdhëm sot këtu në Prekaz në kryeqytet të kryengritjes e të qëndresës së popullit tonë, për të kujtuar dhe nderuar familjen Jashari, babën Shaban me nënën Zahiden, Ademin e Adilin, Hamzën e Feridën, Zarifën me fëmijët e tyre dhe me gjithë familjen e gjerë, gjithsej 59 veta, të cilët luftuan dhe u sakrifikuan në një ngjarje të jashtëzakonshme që sot njihet si Epope e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në 12 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë”,tha kryeministri i Kosovës./Indeksonline

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz