back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeVulinit i ndalohet të futet brenda Malit të Zi i veshur me...

Vulinit i ndalohet të futet brenda Malit të Zi i veshur me uniformë serbe

Të ngjajshme

John Terry zbulon pse dëshiron që Liverpool të fitojë Premier League këtë sezon

Ish-ylli i Anglisë, John Terry, ka shprehur mendimin e...

Kosova në krizë demografike: Humb 10% të popullsisë brenda 13 viteve

Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë në Kosovë për...

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton sot për krijimin e një shteti palestinez

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara pritet të...

Masakra në Shkodër me 2 viktima, çfarë po heton policia

Policia e Shkodrës po vijon hetimet në lidhje me...

Autoritetet e Malit të Zi nuk e kanë lejuar që të futet brenda territorit të shtetit të tyre, Ministrin e Mbrotjes të Serbisë, Aleksander Vulin, bashkë me një delegacion ushtarak, meqenëse këta të fundit mbanin të veshura uniforma të ushtrisë serbe.

Siç shkruan ‘Sputnik’ një gjë e tillë ka ndodhur në rrugën Rovc-Kolashin, ku ministri serb do të vendoste kurora lulesh tek monumenti i ish-ministrit serb të Mbrojtjes, Pavle Bullatoviq, i cili ishte vrarë në vitin 2000.

Vulin gjithashtu kishte planifikuar të merrte pjesë në një liturgji në Manastrin Kostrikovaqa.

Siç shkruajnë mediat serbe, autoritete malazeze fillimisht kishin lëshuar leje që delegacion i Ministrisë së Mbrotjes të mund të hyjë brenda Malit të Zi edhe me uniforma, megjithatë mbrëmjen e të hënës i kishin telefonuar ambasadorit serb në Podgoricë, Vladimir Bozovic, për një takim urgjent, duke i thënë se leja për uniforma nuk ishte më e vlefshme.

Kjo ndalesë vjen pas një sërë përplasjesh që kanë tensionuar raportet e Podgoricës zyrtare me Beogradin./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz