back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeA do të bashkëpunojë me Agim Veliun, flet Xhelal Sveçla

A do të bashkëpunojë me Agim Veliun, flet Xhelal Sveçla

Të ngjajshme

Amazon planifikon të reduktojë stafin e punës

Gjigandi i teknologjisë, Amazon, planifikon të shkurtojë stafin e...

Aksioni në Malishevë, deri më tani raportohet se janë ndaluar 18 komisionerë

Prokuroria Themelore e Gjakovës në bashkëpunim me Njësinë e...

Dallaveret me vota në Malishevë, Prokuroria del me detaje

Pas intervistimit të 50 komisionerëve për manipulim me rezultatin...

Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me propozim të mbrojtësit...

Ishte gjithmonë krahu i djathtë i Albin Kurtit. Xhelal Sveçla, madje është ndër të parët anëtarë e themelues edhe të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ishte edhe deputet i Kuvendit të Kosovës.

Ndërsa kur Albin Kurti, mori postin e kryeministrit, Sveçla, ishte edhe në takimet e para me diplomatw të huaj.

Por, ai nuk do të shërbej në kabinetin e kryeministrit të Kosovës.

Xhelal Sveçla, është zëvendës ministri i parë që është emëruar në këtë funksion nga Albin Kurit.

Ai do të shërbej si zv ministër i parë i Ministrisë së Punëve të Brendshme e Administratës Publike.

E një ditë pas këtij vendimi të kryeministrit, Xhelal Svecla është akomoduar në një nga zyrat më të rëndësishme në MPB.

Ndërkohë në një prononcim për T7, ai ka thënë se do të punoj ngushtë me Ministrin e Punëve të Brendshme Agim Veliun.

Por, Xhelal Svecla nuk do të jetë zv ministri i vetëm në këtë ministri.

Tek pasi që të bëhet emërimi edhe i dy zv ministrave të tjerë, do të dihen edhe përgjegjësit konkrete që do të ketë secili.

Ndërkohë, në qeverinë e Albin Kurtit pritet të emërohen edhe mbi 33 ministra të tjerë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz