back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaLajmeBabai e kërkoi qe 11 vite të bijën e saj, prokuroria e...

Babai e kërkoi qe 11 vite të bijën e saj, prokuroria e konfirmon se nuk ka asnjë rezultat

Të ngjajshme

 Nedim Bajrami: Ndaj Serbisë hyjmë për tri pikë

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Nedim Bajrami, ka folur...

Trump: I treguam Katarit, por ishte shumë vonë për ta ndaluar sulmin

Presidenti amerikan, Donald Trump ka folur në lidhje me...

Peci: Vjosa Osmani iu bashkua Albin Kurtit në politikën e ‘bixhozit’

Drejtori i KIPRED, Lulzim Peci, në “Click” të RTV21,...

Fitorja ndaj Letonisë, Gjimshiti: Kombëtarja shqiptare duhet të përmirësojë diçka

Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, foli për Klan Kuqezi,...

Portugalia fiton në udhëtim te Hungaria, Ronaldo vazhdon me gola

Portugalia mori kryesimin në Grupin F të kualifikueseve për...

Në qershor bëhen 12 vjet prej se ka humbur Nakshije Kodrolli nga Obiliqi. Prokuroria ka konfirmuar se s’kanë asnjë informacion se ku ndodhet ajo, pavarësisht hetimeve dhe autorizimeve që i ka marrë prokurori i rastit.

Në një përgjigje për Express, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar se hetimet po i vazhdojnë në Departamentin e Krimeve të Rënda.

“Duke iu referuar kërkesës suaj për informata, ju njoftojmë se prokurori i rastit, ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore në ndriçimin e rrethanave dhe gjetjen e personit në fjalë, mirëpo ende nuk kemi pranuar ndonjë informatë lidhur me vendndodhjen e saj. Rasti është duke u trajtuar në Departamentin e Krimeve të Rënda të kësaj prokurorie”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Themelore.

Edhe Policia e Kosovës kishte konfirmuar se ka zhvilluar hetime trevjeçare për ta gjetur Nakshije Kodrollin e lajmëruar si e humbur më 2008. Kishte kontaktuar edhe me Policinë e Austrisë. Në fund, ishte dërguar një Raporti i Veçantë në Prokurorinë Themelore. Nga kjo e fundit s’kanë kthyer përgjigje se çfarë veprimesh hetimore janë ndërmarrë për ta zbardhur humbjen e vajzës nga Obiliqit.

Policia e Kosovës i kishte intervistuar 11 dëshmitarë dhe një të dyshuar lidhur me rastin e Nakshije Kodrollit, e cila është zhdukur prej qershorit të vitit 2008.

Mirëpo, rastin e ka mbyllur më 2011 dhe e ka dërguar në Prokurorinë Themelore në Prishtinë me raport të veçantë.

“Rasti me të gjitha shkresat e lëndës është dërguar në PTH, ne mars te vitit 2011, me Raport të Veçantë”, thuhej në përgjigjen e Policisë.

Policia, kur nuk gjen persona konkretë për hetimet që i bën, e harton një Raport të Veçantë, me të cilin ia dërgon provat preliminare Prokurorisë, e cila është e obliguar të japë urdhra të rinj për ta zbardhur rastin.

Megjithëkëtë, përpos hetimeve në Kosovë, Policia ka komunikuar përmes bashkëpunimit ndërkombëtar edhe me Policinë e Austrisë, mirëpo s’ka pasur ndonjë rezultat në zbardhjen e rastit.

“Lidhur me rastin janë ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore përfshirë këtu dëshmitarë në numër njëmbëdhjetë (11) persona, brenda tyre familjarë dhe të tjerë, një e dyshuar, si dhe veprime tjera hetimore, me qëllim të gjetjes së personit të zhdukur”, thuhet më tej në përgjigje.

Rasti i humbjes së Nakshije Kodrollit ishte lajmëruar në stacionin policor mbrëmjen e 6 qershorit të vitit 2008.

“Me datën 04.06.2008, në ora 23:30, në Stacionin policor Obiliq, ankuesja ka raportuar në polici rastin e zhdukjes së N. K. e cila kishte dal nga shtëpia me datën 03.06.2008 rreth orës 21:00, dhe nga ajo kohë ka humbur kontaktet me familje dhe nuk dihet gjë për vendndodhjen e saj.

Express ka shkruar ditë më parë se Sabit Kodrolli, 68 vjeçar nga Obiliqi, s’ka lënë vend në Kosovë e Shqipëri pa e kërkuar të bijën e tij, Nakshijen, e humbur para njëmbëdhjetë vjetësh. Por, asnjë informacion s’e ka marrë se ku ndodhet vajza e tij.

Në një rrëfim për Gazetën Express, babai i vajzës së zhdukur thotë se po e kërkon ndihmën e të gjithë njerëzve për ta gjetur bijën. Ajo ishte larguar nga shtëpia për të blerë bukë mbrëmjen e së martës së parë të qershorit të vitit 2008.

“E kam kërkuar në gjithë Kosovën. Kam shku disa herë në Shqipëri dhe s’kemi gjetur asnjë gjurmë të vajzës”, thotë Sabiti teksa ende shpreson se një ditë do të marrë një njoftim për të bijën.

Nakshije Kodrolli, e lindur më 16 prill të vitit 1982 në Vushtrri, ishte lajmëruar si e zhdukur në stacionin e Policisë para 137 muajve. Kishin nisur hetimet, por asnjë rezultat s’ka dalë prej tyre. Lënda është transferuar në Prokurorinë Themelore.

Familja Kodrolli thotë se institucionet e hetuesisë s’kanë bërë pothuajse asgjë për këtë rast.

Lënda është regjistruar në Prokurorinë Themelore pa u zbardhur dhe është arkivuar me numër “PPP-441-1/2011”. Në Policinë e Kosovës kanë thënë se lënda ka kaluar në Prokurori.

Për këtë rast ishin intervistuar disa persona, derisa hetimet kanë mbetur në Departamentin e Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.

Megjithëkëtë, pensionisti nga Obiliqi nuk është ndalur së kërkuari të bijën. Thotë se s’po e akuzon askënd, por po kërkon të zbardhet humbja e vajzës së tij.

Madje, kërkon që nëse është gjallë, e bija e tij t’i lajmërohet.

“Edhe nëse është martu, edhe nëse ka fëmijë, kudo që është, nuk ka me e çortu kurrkush për kurrgjë, veç te di ku është, edhe nëse ka vdekë, varrin ta di ku e ka, të kom shpirtin e qetë”, thotë prindi i vajzës.

Ish-punëtori i KEK’ut thotë se shpreson ende se një ditë do ta takojë dhe do të flasë me bijën e tij, e cila tash do t’i kishte 37 vjet. Ai thotë se në prokurori lënda e bijës së tij nuk është marrë seriozisht. Thotë se dikush në organin e akuzës i kishte thënë se lënda e vajzës është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”.

“Asnjë informacion nuk e kemi. As a është gjallë apo e vdekur”, deklaron ai teksa i rrjedhin lotët.

Babai i katër fëmijëve thotë se e gjithë familja është traumatizuar nga rasti i zhdukjes së vajzës. Tregon se ka shkuar disa herë në Shqipëri për ta kërkuar të bijën, por nuk ka pasur asnjë rezultat.

Herën e fundit Sabiti thotë se shkoi vitin e kaluar më 9 maj në Tiranë për të futur të bijën në sistemin e kërkimit nga INTERPOL-i.

“Katër fotografi dhe pasaportën e vajzës i kom dërgu në Shqipëri për me e shti në Interpol, pasaportën aty e ka, më kanë thanë se nëse diku ka dhënë gisht edhe me emër tjetër, na del që është vajza ime, a e kanë shti a veç më kanë mashtru nuk e di”, deklaroi ai.

Në listën e INTERPOL’it s’është asnjë person me emrin vajzës nga Obiliqi, e lajmëruar si e humbur në Shqipëri.

Sidoqoftë, Sabit Kodrolli thotë se ka shkuar edhe në disa emisione në televizionet e Shqipërisë për ta kërkuar të bijën, por s’ka marrë asnjë informacion.

Në anën tjetër, në Polici kanë thënë se vetëm këtë vit janë raportuar 211 raste, ndërsa vitin e kaluar ishin lajmëruar si “persona të zhdukur” 247 raste.

Kushdo që ka ndonjë informacion për Nakshijen mund të njoftoni familjarin e saj në numrin e telefonit: +38344399460

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz