BallinaLajmeÇfarë nxënësi ishte Albin Kurti, këto janë notat e tij

Çfarë nxënësi ishte Albin Kurti, këto janë notat e tij

Të ngjajshme

Sulm dhe kanosje në Kaçanik, konfiskohen dy armë zjarri

Policia njofton se janë iniciuar dy vepra penale: “Sulmi”...

Lladrovci: Unë, biri yt Kosovë, fitore!

Me rastin e fillimit të ndeshjes historike kualifikuese për...

“Forca Kosovë” – Abdixhiku me bashkëshortën në stadiumin “Fadil Vokrri”

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku sot është në përkrahje...

Sigal Prishtina ndan rrugët me yllin amerikan

Sigal Prishtina ka njoftuar një largim nga skuadra. Bëhet fjalë...

Njeriu që tani do të udhëheq me qeverinë e vendit dikur ishte ndër nxënësit më të preferuar për mësuesit e tij. Më poshtë mund t’i lexoni rrëfimet e disa ish-mësuesve të Albin Kurtit të cilët duke kujtuar kohën sa ishte ai nxënës dhe si ishte në atë kohë mendojnë se ai është njeri i duhur për të udhëhequr me ekzekutivin. Por ka edhe diçka që nuk u ka pëlqyer te Kurti.

Qemajl Kastrati që i mësoi Kurtit lëndën e fizikës është i bindur se djaloshi që kurrë nuk i erdhi në mësim i papërgatitur do të dijë të udhëheq me vendin.

‘Shumë i mirë dhe i dëgjueshëm. Ka qenë shumë i respektueshëm, i drejtë dhe i sinqertë me të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit”, tha ai për Klan Kosovën.

Kastrati nuk i gjen asnjë të metë Kurtit si fillorist në sjellje dhe në mësime megjithatë i jep një kritikë si politikan.

Dhunën në Kuvendin e Kosovës thotë se kurrë nuk ia arsyetoi dhe as nuk ia fali.

Megjithatë arsimtari i pensionuar thotë se ish-nxënësi nuk do ta zhgënjejë si lider i Kosovës.

Këtë besim e kanë edhe në shkollën “Naim Frashëri” ku lideri i Vetëvendosjes para 39 vjetësh regjistroi klasën e parë.

Në këtë shkollë thonë se ai ende përmendet.

“Unë i kam pyet disa mësimdhënës që i kanë dhënë mësim dhe sa herë që ka gara ata thonë se si ‘Albini nuk do të ketë më nxënës”, tha Drita Qorolli, drejtoreshë e shkollës ‘Naim Frashëri”.

Në ditarët e viteve sa Kurti ishte nxënës shihen sukseset shembullore dhe notat 5. Aty është një koment në ditar në gjuhën angleze i bërë nga mësuesja e lëndës së asaj kohe.

Aty ajo shkruan se ‘Albini është nxënësi më i zellshëm që ka takuar ndonjëherë”.

Vetë Kurti e kishte shprehur disa herë dashurinë e tij për shkollën e sidomos për mësuesen e parë Nafije Devën e cila nuk jeton më.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz