BallinaLajmeRamiz Lladrovci pro votimit të Qeverisë Kurti

Ramiz Lladrovci pro votimit të Qeverisë Kurti

Të ngjajshme

Wirtz: Të gjithë duam të sjellim Kupën e Botës në shtëpi

Florian Wirtz ka shprehur dëshirën që të fitojë Kupën...

Anija luftarake amerikane ankorohet në Kroaci për riparime, gati 200 marinarë morën trajtim mjekësor

Anija luftarake “USS Gerald R. Ford”, transportuesi i avionëve...

Një dashuri dhe shtatë faje

Shkruan: Ag Apolloni Para tetë vjetësh, akademikët e ASHAK-ut e...

Goditje për Anglinë, 8 lojtarë largohen nga grumbullimi për ndeshjen ndaj Japonisë

Kombëtarja e Anglisë do të zhvillojë një tjetër ndeshje...

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka komentuar seancën për konstituimin e qeverisë, dhe thekson se do ta votonte, për ta hequr ndikimin e çdo Liste dhe do të kishte vullnet për ta korrigjuar.

Ai në postim ka theksuar po ashtu se “vota ime do të ishte kontribut për një fitore të butë në metodë, por të ashpër në rezultat, sikur që e arriti Isa Mustafa”, ka shkruar z. Lladrovci në fb.

Ja postimi i Ramiz Lladrovcit:

Nëse do të isha sot deputet, do ta kisha votuar Qeverinë Kurti, për shumë arsye.

Do të kisha shumë vullnet çdo seancë për ta kritikuar, për ta korrigjuar dhe për ta bindur se është lehtë të flitet për shtetin e ndërtuar, pa i dhënë rrol asnjë lloj Liste.

Është lehtë të hedhësh akuza e parulla kundër shtetit që nuk ke kontribut në ndërtimin e tij, është lehtë të hedhet gaz lotsjellës, është lehtë të ndërtosh kauza- çështje është të realizohen ato kauza, është lehtë ta devijosh premtimin ende pa filluar qeverisjen, është lehtë për të sharë Republikën e Kosovës por do shumë vendosmëri për ta zhvilluar.

Gjithsesi, vota ime do të ishte kontribut për një fitore të butë në metodë, por të ashpër në rezultat, sikur që e arriti Isa Mustafa!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz