back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeKjo është gruaja që mundi të gjithë në Listën Serbe

Kjo është gruaja që mundi të gjithë në Listën Serbe

Të ngjajshme

Të shtëna me armë zjarri në Ferizaj, arrestohen tre persona

Tre persona janë arrestuar pas të shtënave me armë...

EFL po shqyrton ndryshim të diskutueshëm në rregullat e play-off-eve të Championship

Propozimi ka marrë mbështetje nga disa klube të Championship. Edhe...

Ismaili: Përparim Rama ka eskaluar me megaprojekte, unë trafikun e zhbllokoj për 18 muaj

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës në garën për...

Rusia i bën thirrje Polonisë të rihapë kufirin me Bjellorusinë

Rusia i bëri thirrje Polonisë që të rihapë kufirin...

Lista Serbe [Srpska Lista] vazhdon të jetë partia politike më destruktive në Kosovë dhe për më keq, në zgjedhjet e 6 tetorit vetëm sa u fuqizua duke i fituar mbi 95 për qind të votave nga komuniteti serb. Sidoqoftë, Albin Kurti ka hequr dorë nga qëndrimi i mëparshëm për të bojkotuar këtë parti dhe tashmë qeveria e tij, ashtu si qeveritë e mëparshme të shqiptarëve, janë në dorën e kësaj partie.

Dje u bë e ditur se Beogradi iu kishte dhënë direktiva të reja kësaj partie përkundër takimeve që kishin mbajtur me mandatarin për formimin e qeverisë së re, z.Kurti.

Në Beograd, u deklarua se kjo parti politike nuk do ta votonte qeverinë Kurti edhe pse do t’i merrte dy ministri në qeverinë e re të Republikës së Kosovës

Edhe pse dihet që Lista Serbe në të vërtetë udhëhiqet nga Qeveria në Beograd dhe presidenti Aleksandër Vuçiq, e po ashtu nga Marko Gjuriq si drejtor i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën dhe Metohinë, këto zgjedhje prodhuan rezultate mjaft të çuditshme.

Një grua doli si kandidatja më e votuar për deputete nga Lista Serbe. Emri i saj ishte Jasmina Dediq dhe e cila i fitoi 19 mijë e 664 vota. Ajo pasohej nga Milosh Peroviq (17 207 vota) dhe nga Verica Çeraniq (17 006 vota) duke lënë shumë prapa Igor Simiqin, Ivan Todosijeviqin dhe Slavko Simiqin.

Pikërisht znj.Dediq mund të jetë ministre në Qeverinë Kurti marrë parasysh rezultatin zgjedhor.

Por, siç mori vesh mbrëmë Periskopi, Lista Serbe ka vënë kushte madje edhe për thjesht pjesëmarrjen në Qeverinë Kurti. Mos-pjesëmarrja e tyre do të ishte problematike për qeverinë e re duke qenë se qeveria e Kosovës sipas Kushtetutës duhet të ofrojë pozita ministrore për pakicën serbe dhe pakicat joserbe.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz