BallinaLajmeSi u propozua Agim Veliu për MPB? Haziri shpjegon detajet

Si u propozua Agim Veliu për MPB? Haziri shpjegon detajet

Të ngjajshme

​Në Rahovecin e masakruar në luftë, gjenden sërish eshtra njerëzish

Pikërisht në 27 vjetorin e fillimit të bombardimeve që...

Miliona në lojë: Sa përfiton Kosova nëse kualifikohet në Kupën e Botës 2026?

Kombëtarja e Kosovës është vetëm disa hapa larg një...

Ademi: Sonte kryeqyteti i Sllovakisë frymon shqip

Në prag të sfidës historike të Kosovës ndaj Sllovakisë,...

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, është lidhur drejtpërdrejt në emisionin Pressing në T7 dhe ka shpjeguar procesin e zgjedhjes së Agim Veliut si Ministër i Punëve të Brendshme.

“Ka pasur shumë emra në tavolinë të diskutimit. Ka qenë edhe emri im ndër emrat për ministra, por unë kam thënë se dëshiroj të kryej mandatin si kryetarit i Gjilanit”, ka thënë Haziri.

Por Haziri shpjegon se emri i tij nuk është përfolur për MPB por për ministri tjera.

“Jo, vetëm është përfolur emri im se ku mund të kontribuoj. Ndërsa i vetmi emër që ka dalë si më adekuati për MPB ka qenë Agim Veliu. Ai e garanton zbatimin e programit të LDK’së dhe VV’së, që ndër politikat kyçe që përmendim është siguria”, shton ai.

Tutje Haziri thotë se arritja e marrëveshjes për koalicion ndodhi pas një takimi me |Përfaqësuesin e Lartë të BE’së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell. Në takim ishin Haziri dhe Vjosa Osmani./Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz