back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeBesnik Tahiri: VV dhe LDK kopjuan modelin e Qeverisë Haradinaj me 15...

Besnik Tahiri: VV dhe LDK kopjuan modelin e Qeverisë Haradinaj me 15 ministri

Të ngjajshme

U dënua me 27 vjet burgim, ish-presidenti i Brazilit përfundon në spital

Ish-presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, të dielën la shkurtimisht shtëpinë...

40-vjeçari Luka Modric ia dhuron fitoren Milanit ndaj Bolognas

Luka Modrić shënoi golin e tij të parë me...

Lladrovci: Qytetarët kampionë nuk votojnë me sy mshel

Ramiz Lladrovci, në tubimin e parë zgjedhor, në vendlindjen...

Sekretari i AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se Vetëvendosje dhe LDK kanë kopjuar modelin e Qeverisë Haradinaj me 15 ministri duke mos mbajtur premtimet e tyre për 12 ministri.

Megjithatë, ai ka uruar Qeverinë e re duke thënë se duhet të kuptojnë përgjegjësinë e fjalës publike dhe se kjo është më e madhe se synimet afatshkurta, njofton Klan Kosova.

“Albin Kurti, gjatë gjithë fushatës zgjedhore e ka proklamuar para popullit se do të bëjë qeveri me 12 ministri, kurse sot e ka kopjuar në Projektligjin e Qeverisë modelin me 15 ministri të cilin e ka hartuar Qeveria Haradinaj, proces të cilin e kam udhëhequr unë me kolegë të qeverisë”.

“Këtë model e kam prezantuar edhe zyrtarisht me 25 shtator 2019. Sot, është dita për të uruar marrëveshjen për Qeverinë e re, por, Kryeministri i ardhshëm duhet ta kuptojë se përgjegjësia e fjalës është më e madhe se synimet afatshkurta politike për pushtet”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz