back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaBotëSkandal në Kuvendin e Serbisë: Radikalët e Sheshelit i dhurojnë brekë ministres...

Skandal në Kuvendin e Serbisë: Radikalët e Sheshelit i dhurojnë brekë ministres serbe

Të ngjajshme

KFOR-i gjerman patrullon në veri

Ushtarët gjermanë nga Komanda Rajonale Lindje e misionit të...

Kurti priti në takim Schnetzer, diskutuan për zhvillimet aktuale politike në vend

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti Ambasadorin...

Davide Frattesi drejt transferimit në Premierligë

Davide Frattesi pritet të largohet nga Interi gjatë ditëve...

Një serb në Bajë të Skenderajt e mbyt lopa duke goditur në kokë (FOTO)

Një ngjarje e rëndë është raportuar pasditen e së...

Dy deputete e një deputet nga paria radikale serbe e kriminelit, Vojislav Seselj, kanë zbuluar një metodë të çmendur të parlamentarizmit, e fyejnë dhe i dhurojnë brekë Ministres së Infrastrukturës dhe zëvendës kryeministres së qeverisë serbe, Zorana Mihailovic, pasi kjo ju përgjigjej akuzave të tyre për tradhti e korrupsion me një pllakat ku shkruhej ‘rrena radikalësh’.

Nuk do të ishte për t’u habitur nëse do të ishte përfshirë në këto marri Vojislav Seselj por nuk ishte. Ishin deputetet Vjerica Radeta, Natasa Jovanovic dhe Ruzica Nikolic që i dhuruan brekët ministres pasi deputeti tjetër nga radhët e radikalëve Milorad Mircic që i shfaqi i paketoi ato për ministren.

Radikalët e akuzonin ministren e infrastrukturës për korrupsion, spiunazh dhe hajni të shtetit. Në seancë po diskutohej për projektin që do ndërtohet në korridorin e Moravës nga një kompani kineze në vlerë prej 800 milionë euro. Radikalët pretendojnë se 300 milionë prej asaj vlere janë shtuar në kontratë për t’i vjedhur pastaj, shkruan Metro.

Tre herë e ndërpreu seancën kryesuesi i seancës por nuk u qetësuan radikalët, shpalosi brekët nga pakoja dhe i paraqiti e më pastaj ja dërguan ministres. Kryesuesi i kuvendit i lëshoi nga një vërejtje deputetëve radikalë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz