BallinaLajmeAktorja serbe shokon Serbinë me deklaratën e saj për Kosovën

Aktorja serbe shokon Serbinë me deklaratën e saj për Kosovën

Të ngjajshme

Zemaj thotë se LDK me Osmanin në listë do të ketë rreth 20 kandidatë nga ekipi i saj

Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë ka arritur një dakordim...

Tifozët e Vallecanos me fat, takojnë në rrugë dy futbollistët e klubit spanjoll

Skuadra e Rayo Vallecanos nesër në mbrëmje luan ndeshjen...

Nesër e deri më 12 maj mbyllet një rrugë në Prishtinë, shkak punimet

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se nga...

Monaco drejt transferimit përfundimtar të Ansu Fatit

Klubi francez AS Monaco po përgatitet të aktivizojë klauzolën...

Aktorja dhe producentja, Bojana Maljeviq ka befasuar mediat serbe me qëndrimin e saj për Kosovën.

Aktorja dhe producentja, Bojana Maljeviq ka deklaruar se duhet pranuar faktin se Kosova është shtet edhe pse nuk ka ulëse në Kombet e Bashkuara.

“Kosova është e pavarur, pa marrë parasysh a ka ulëse ose jo në OKB”, deklaroi ajo për mediat serbe.

Maljeviq ka thënë se duhet të ekzistojë një kompromis, sidomos në politikë.

“Kjo nuk nënkupton se të dyja palët duhet të jenë njësoj të kënaqura, edhe pse do të duhej, sepse ky është kuptimi i kompromisit”, shtoi ajo.

E pyetur nëse çështja e Kosovës do të duhej të zgjidhej me marrëveshje ose duhet të vazhdohet gjendja e konfliktit të ngritë, ajo ka përsëritur se është gjithmonë në favor të marrëveshjes.

“Kurrë nuk do të isha për konflikt. Më duket se konflikti në Ballkan ka rëndësi të madhe. Dialogu zgjatë shumë, jo nga kjo qeverisje por e kaluara. Në atë kuptim, nëse konfederata ndërkombëtare mund të përmirësojë diçka ose shpejtojë arritjen e kompromisit dhe zgjidhjes, atëherë duhet të bëhet”, shpjegoi Maljeviq.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz