BallinaSportHidhet shorti për çerekfinalet e Copa del Rey, Barcelona dhe Reali me...

Hidhet shorti për çerekfinalet e Copa del Rey, Barcelona dhe Reali me kundërshtarë të fortë

Të ngjajshme

Shtyhet deri më 20 korrik shpallja e vendimit në Hagë për ish-krerët e UÇK-së, e konfirmon avokati i Thaçit

Vendimi përfundimtar në rastin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Rusia mbyll aeroportet dhe kufizon internetin

Moska u përball të martën, 5 maj, me masa...

Ishte në Samitin e EPC në Armeni, Kurti shfaqet në Shkup, Mexhiti: Mirëserdhe

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë...

Qeveria mban mbledhje elektronike, merr këtë vendim

Qeveria në detyrë e Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen...

Është hedhur shorti për çerekfinalet e Copa del Rey apo e njohur ndryshe si Kupa e Mbretit në Spanjë.

Gjatë ditës së sotme (e premte) organizatorët e Federatës Spanjolle të Futbollit kanë hedhur shortin për çerekfinalet e Copa del Rey.

Pas hedhjes së shortit janë mësuar tashmë çiftet, ku nuk mungojnë ndeshjet e forta dhe interesante.

Çifti i parë i përzgjedhur është ai në mes të Real Madridi dhe Real Sociedadit, ndeshje që do të zhvillohet në Santiago Bernabeu.

Barcelona ishte në çiftin e dytë dhe për kundërshtar do ta ketë Athletic Bilbaon, takim të cilin katalunasit do të luajnë në udhëtim.

Çiftet çerekfinale në Copa del Rey

Dy çiftet tjera janë ai në mes të Granada dhe Valencia, ndërsa befasia e këtij edicioni, Mirandes do të luaj me Villarrealin.

Ndeshjet do të luhen të martën me 4, të mërkurën me 5 dhe të enjten e 6 shkurtit.

Në këtë fazë do të jenë një lojë e vetme për herë të fundit, pasi gjysmëfinalja do të jetë me dy lojë, vajtje-ardhje. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz