back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeKur u punësua gruaja e Astrit Deharit në Kuvend, sqarojnë nga Vetëvendosja

Kur u punësua gruaja e Astrit Deharit në Kuvend, sqarojnë nga Vetëvendosja

Të ngjajshme

Arta Dehari, gruaja e aktivistit të ndjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, u raportua se është punësuar në kabinetin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pasi ky i fundit mori pozitën e kreut të Kuvendit.

Por, në Lëvizjen Vetëvendosje kanë sqaruar se Arta Dehari, nuk është punësuar tani kur Konjufca është bërë kryeparlamentar, porse ajo ka punuar si asistente e grupit parlamentar të Vetëvendosjes në legjislaturën e kaluar.

Këtë sqarim e ka dhënë zyrtari për media i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, duke i quajtur të pabaza raportimet se ajo u punësua së fundi në kabinetin e Konjufcës.

Arta Dehari së paku që nga legjislatura e kaluar ka punuar si asistente e grupit tonë parlamentar. Është e turpshme se si disa portale pa e kontaktuar as atë e as Lëvizjen nxjerrin lajme kinse tash është punësuar meqenëse Glauk Konjufca është bërë Kryeparlametar. Janë po këto media që edhe kur Kuvendi i kësaj legjislature s’ishte i konstiutuuar e Artën e kanë parë në Kuvend gjatë takimeve VV-LDK”, ka thënë Manxhuka përmes një sqarimi në rrjetin social Facebook. /Insajderi.com 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz