BallinaLajmeHaradinaj: Kurti na quante kriminelë që po bashkëpunonim me Listën Serbe, sot...

Haradinaj: Kurti na quante kriminelë që po bashkëpunonim me Listën Serbe, sot po negocion me ta

Të ngjajshme

Ministri izraelit kërkon zgjerimin e kufirit deri në lumin Litani të Libanit

Izraeli duhet të zgjerojë kufirin e tij me Libanin...

Fulham vendos ta blejë Chukwuezen, ja sa miliona do t’i fitojë Milani

Raportohet se Fulhami ka vendosur të aktivizojë opsionin e...

Dogana zvicerane konfiskon një sasi të madhe pule dhe patate të skuqura

Zyrtarët doganorë zviceranë sekuestruan sasi të mëdha pule, patate...

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend.

Haradinaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se me veprimet e tij si ka ardhur në pushtet Albin Kurti nuk mund të quhet ndryshme pos mashtrues.

“Ai gjithmonë ka prolonguar bashkim kombëtarë, ka rrëzuar kamionë me mallra serbe e sot flet për reciprocitet”.

Deputeti i AAK-së thotë se edhe takimi i sotëm me Listën Serbe ishte një dëshmi për Kurtin si “mashtrues”.

“Një kohë i quante kriminelë [Listën Serbe], na quante edhe neve kriminelë që po bashkëpunonim me ta ndërsa sot vet po negocion me ta për të krijuar qeverinë e Kosovës bashkë me ta. Nuk e di si mund ta quajmë ndryshme pos mashtrues”.

Haradinaj thotë se Konjufca u votua pa marrëveshje dhe sipas tij edhe thirrje e mbledhjes së Kuvendit pa arritjen e një marrëveshjeje për bashkëqeverisje është e nxituar nga ana e Vetëvendosjes.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz