back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaSportMe lot në sy, O’Neal rrëfen momentin kur mori lajmin për vdekjen...

Me lot në sy, O’Neal rrëfen momentin kur mori lajmin për vdekjen e Kobe Bryant

Të ngjajshme

Netanyahu tregon se çka i jep fund luftës në Gaza

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi sot se eliminimi i...

Parashikimi i motit për të dielën

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se e diela...

Rusia provokon sërish, droni i saj hyn në një tjetër vend të NATO

Ministria rumune e Mbrojtjes deklaroi se hapësira ajrore e...

Sony prezanton Xperia 10 VII

Sony ka zbuluar zyrtarisht telefonin e saj më të...

Shaquille O’Neal ka rrëfyer momentin kur mori lajmin për vdekjen e Kobe Bryant.

Shaquille O’Neal ka thënë se është duke kaluar momente të vështira dhe netë pa gjumë pas vdekjes së Kobe Bryant.

Ish bashkëlojtari i Bryant nga Los Angeles Lakers ka rrëfyer momentin kur mori lajmin për vdekjen e Bryant, i cili humbi jetën pas rrëzimit të një helikopteri derisa ishte i shoqëruar nga vajza e tij, Gianna, 13 vjeçe, transmeton lajmi.net.

“Jam 47 vjeç, kam humbur dy gjyshet, familjarë, motrën, tani kam humbur një vëlla të vogël”, deklaroi O’Neail për “NBA on TNT”.

“Kur kam humbur motrën nuk kam qenë në gjendje të bëj gjumë. Ne punojmë shumë, qeshim dhe kalojmë momente së bashku por kur kthehem në shtëpi mendoj për realitetin”, shtoi ai.

“Kur më treguan lajmin për vdekjen e Kobeyt në telefon, u kam thënë të largohen nga fytyra ime. Pastaj morëm lajmin se ishte e konfirmuar. Nuk kam ndjerë një dhimbje më të thellë për një kohë të gjatë”, theksoi O’Neal.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz