Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, e ka konfirmuar se takimit me Vetëvendosjen do të ndodhë sot, raporton Front Online.
Ai nuk ka treguar orën e këtij takimi, por tha se beson që marrëveshja do të ndodhë sot.
“Jemi duke bërë përpjekje për një marrëveshjes përfundimtare, takimi do të ndodhë sot, por orën ende nuk e kemi caktuar. Besojmë që sot do të arrihet marrëveshja”, tha Mustafa, raporton Front Online.