BallinaLajmeNë QKUK vdes një pacient me grip sezonal, dy të tjerë në...

Në QKUK vdes një pacient me grip sezonal, dy të tjerë në gjendje të rëndë

Të ngjajshme

Gjini për dialogun: Është kurth të lidhim çdogjë me Serbinë, pavarësisht a na njeh apo jo

Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ardian Gjini, ka thënë...

Zhduket një vajzë e mitur në Fushë-Kosovë

Një vajzë e mitur është raportuar si e zhdukur...

Finalja e Kupës së Botës FIFA 2026/ Pjesëmarrës Madonna, BTS dhe Shakira

Madonna, BTS dhe Shakira po bashkohen për atë që...

Konjufca: Gjykata Speciale nuk është çështje personale me Thaçin apo Selimin, por me Kosovën

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka bërë thirrje...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet përmirësim i motit. Parashihet mot...

Një person i prekur nga gripi sezonal ‘Influenca A’, ka ndërruar jetë në Klinikën Infektive të QKUK-së.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Sadije Namani, infektologe në Klinikën Infektive të QKUK-së.

“Prej katër të sëmurëve me grip sa kanë qenë në kujdesin intensiv, ka ndërruar jetë pacientja 50-vjeçare, dy të tjerë janë në gjendje të rëndë dhe një pacient ka përmirësime”, ka thënë ajo.

Gjithsej numri i personave të cilët janë prekur nga gripi sezonal është 13.

Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës para disa ditësh ka dhënë disa këshilla për qytetarët në rast se janë me grip.

Në mesin e këshillave thuhet se personat e sëmurë nga gripi duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe larg të tjerëve.

“Pushoni dhe përdorni lëngje me shumicë, mbuloni gojën dhe hundën me faculetë kur kolliteni apo teshtini, lani duart mirë me ujë e sapun mbas çdo kollitje apo teshtime, informoni familjarët dhe miqtë për sëmundjen tuaj”, thuhej në këshillat e dhëna nga Instituti.

Po ashtu, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka kërkuar që të evitohen kontaktet me njerëz.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz