back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaSportKlubi italian me ofertë zyrtare për Januzajn

Klubi italian me ofertë zyrtare për Januzajn

Të ngjajshme

Rusia provokon sërish, droni i saj hyn në një tjetër vend të NATO

Ministria rumune e Mbrojtjes deklaroi se hapësira ajrore e...

Sony prezanton Xperia 10 VII

Sony ka zbuluar zyrtarisht telefonin e saj më të...

Napoli e merr fitoren e tretë me radhë në Serie A, shkëlqejnë prurjet e reja

Rasmus Højlund shënoi në debutimin e tij pas transferimit...

Tayna shijon ditët e pushimit, tregon anën e saj të dashur

Tayna po shijon ditët e saj të pushimit, larg...

Roma është e interesuar për t’i siguruar shërbimet e futbollistit belg me prejardhje kosovare, Adnan Januzajt.

Njeriu që refuzoi Kosovën nuk po kalon momente të mira në karrierë që pas largimit nga Manchester United, andaj largimi shihet si opsioni më i mirë, shkruan GazetaBlic.

Gjithnjë sipas mediave italiane, gjallorosët tashmë kanë dërguar ofertë zyrtare për anësorin e Sociedadit, me formulën e huazimit deri në fund të edicionit me mundësi blerjeje prej 12 milionë euro.

Megjithatë, duket se klubi spanjoll fillimisht kërkon 800 mijë euro për ta liruar lojtarin në huazim, e pastaj t’i diskutojnë kushtet e transferimit.

Skuadra romake synon që këtë sezon të përfundojë në vendin e katërt, derisa ka filluar të mendojë për krahun e majtë, aty ku një herë shihej si opsion Suso i Milanit, por që nuk ka pasur lëvizje konkrete në shkëmbimin Suso-Under.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat deri në fund të mini-afatit kalimtar dimëror.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz