BallinaLajmeVetëvendosja e LDK-ja pritet të takohen gjatë kësaj jave

Vetëvendosja e LDK-ja pritet të takohen gjatë kësaj jave

Të ngjajshme

Mes dyshimeve të shumta, Celtic mposhtë Heartsi dhe shpallet kampion i Skocisë

Celtic e ka mbrojtur titullin e kampionit të Skocisë. Në...

Një lider i ISIS-it vritet në operacionin SHBA-Nigeri

Nigeria dhe Shtetet e Bashkuara thonë se kanë vrarë...

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, vetura përfundon jashtë rruge

Një veturë e tipit Mercedes Benz me ngjyrë të...

Ullinjtë e zi të shëndetshëm për sy

Ullinjtë e zi janë një burim i madh i...

Para se të kalojë afati kohor për Lëvizjen Vetëvendosje nga Lidhja Demokratike e Kosovës lidhur me ofertën që këta të fundit i’a kanë bërë VV-së, dy palët pritet të takohen edhe njëherë gjatë kësaj jave, shkruan GazetaBlic.

Nnënkryetarja e VV-së, Arbërie Nagavci, tha për GazetaBlic se deri në fund të kësaj jave mund të ndodhë një takim mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, për shqyrtimin e ofertës së LDK-së.

“Nuk e di nëse nesër do të ketë takim por deri në fund të javës mund të ndodhë ndonjë takim”, tha Nagavci për GazetaBlic.

Tutje nga Lëvizja Vetëvendosje sot kanë konfirmuar se Glauk Konjufca nuk do të japë dorëheqje nga posti i kryeparlamentarit.

Nga kjo parti kanë thënë se kërkesa e LDK-së për dorëheqjen e Konjufcës nga i pari i Kuvendit, është e papranueshme.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz