BallinaBotëVirusi vrastar: Kina izolon 20 milionë banorë në tri qytete

Virusi vrastar: Kina izolon 20 milionë banorë në tri qytete

Të ngjajshme

Moti për javën e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se...

Kemi mijëra objektiva të tjera për të goditur në Iran, thotë zëdhënësi i ushtrisë izraelite

Effie Defrin, një zëdhënëse e ushtrisë izraelite, ka dhënë...

Gol në “Olimpico”, Lazio në epërsi ndaj Milanit

Skuadra e Lazios ka shënuar gol ndaj Milanit, në...

Benita nuk heziton, ekspozon të pasmet bombastike

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Benita Zena, ka...

Netanyahu mohon ‘fake news’ për vrasjen e tij/ Publikon videon teksa konsumon kafe

Pasi u përhapën teoritë konspirative në mediat sociale se...

Tri qytete kineze të një zone prej 20 milionë banorëve janë mbyllur nga qeveria e këtij vendi në përpjekjen për të izoluar virusin vrasës.

Të enjten, autoritetet ndaluan transportin nga Wuhani, kryeqyiteti i provincën Hubei, e po ashtu tashmë janë mbyllur edhe qytetet në afërsi të tij si Huanggang dhe Ezhoi, duke suspenduar autobusët, metrot, tragetet dhe kanë mbyllur aeroportet dhe stacionet e trenit.

Bllokada vjen ndërsa të paktën 633 njerëz janë infektuar me koronavirus, me familjen e njëjtë të viruseve që i dha rritje Sarsit, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.

Zyrtarët brengosen se festa e vitit të ri në ardhje, ku qindra miliona kinezë udhëtojnë në mbarë vendin, do të përkeqësojnë shpërthimin që tashmë ka arritur në të gjitha provincat e vendit që ka gati 1,5 miliardë banorë.

Virusi është konfirmuar se është ngjitur në ShBA, Taivan, Kore të Jugut, Tailandë, Japoni, Makau dhe Hong Kong. Ndërkohë që përflitet se është përhapur edhe në Britani të Madhe dhe në shtete të tjera.

Autoritetet kineze thanë të enjten se 95 pacientë ishin në gjendje kritike tashmë. Deri tash, 17 njerëz kanë vdekur që kur virusi i detektua në fund të dhjetorit.

Në Wuhan, raftet e super-marketeve ishin boshatisur ndërsa dyqanet lokale shitën të gjitha mallrat e tyre. /Periskopi

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz