back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeGrenell buzagaz me Vjosën, Mustafën e ndihmon në ecje

Grenell buzagaz me Vjosën, Mustafën e ndihmon në ecje

Të ngjajshme

Aksident në Itali, vdes shqiptari që po drejtonte kamionin

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka...

Hamza në Prizren: Me Qeverinë time, ky vit i ri është një fillim i ri për Kosovën

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza sot ka...

Barcelona pa problem ndaj Villarrealit, vazhdon ecurinë pozitive

Skuadra e Barcelonës ka shënuar fitore 2:0 ndak Villarrealit...

Plagosen dy persona në Kukës, shpallen në kërkim vëllezërit

Dy persona janë plagosur sot në Kukës. Lidhur me rastin...
- Advertisement -

I dërguari i Posaçëm i SHBA-së, ambasadorin Richard Grenell, qëndroi sot në konak të Lëvizjes Vetëvendosje të Albin Kurtit ku qëndroi shumë rreth 20 minuta, kurse më pas tek LDK-ja ku e zgjati muhabetin, pasi qëndroi rreth 40 minuta, shkruan Reporteri.net.

Edhe pse nuk dihet saktësisht se çfarë biseduan në takimet “kokë më kokë”, detaje nganjëherë nxjerrin videot dhe fotot.

Për dallim nga VV, ku kreu i saj nuk e përcolli deri te dera e oborrit Grenellin, por vetëm deri tek dera e hyrjes, çka njeriu i Trumpit zbriti shkallëve të objektit të VV-së i shoqëruar nga ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.

LDK u tregua shumë më miqësore me diplomatin amerikan.

Grenellin e përcollën deri tek dera e oborrit të gjithë krerët e LDK-së, Isa Mustafa, Agim Veliu e Vjosa Osmani.

Por ajo që bie në sy është se Grenell derisa dilte jashtë e kapi për krahu Mustafën, duke e ndihmuar kështu, pasi dihet se kreu i LDK-së për shkak të gjendjes shëndetësore ec me shkop, shkruan Reporteri.net.

Grenell përshëndetje tejet të ngrohtë kishte edhe me Vjosa Osmanin ku shihen buzagaz, për dallim me Agim Veliun që kishte përshëndetje më të ftoftë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz