back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeMësohet se kush janë 2 mjekët e QKUK-së që u rrahën në...

Mësohet se kush janë 2 mjekët e QKUK-së që u rrahën në sallën e operacionit

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

Adem Grbolar dhe Endrit Shala, doktorë në Klinikën e Kardiokirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), janë përleshur sot mes vete në sallën e operacionit.

Nuk dihet pse ka ndodhur kjo përleshje. Ndërsa rasti është raportuar edhe në polici.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar rastin për Gazetën Insajderi. Ajo ka thënë se rasti është në fazën fillestare të hetimeve.

“Dje rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për një mosmarrëveshje në QKUK mes dy personave. Rasti është në fazën fillestare të intervistimeve dhe me të po merren njësitet policore kompetente të stacionit jugu në Prishtinë”, ka thënë Ahmeti.

Adem Grbolar i cili është shef i repartit në Kardiokirurgji, është akuzuar më herët nga kardiologu Arbër Kutllovci për manipulim me lista të pacientëve.

Kutllovci para disa muajve kishte postuar në profilin e tij në Facebook, ku kishte bërë të ditur vendimin e tij për largim nga klinika. Ai kishte thënë se përçarjet dhe manipulimet e shefit Dr. Adem Grbolar, janë arsyeja kryesore e dorëheqjes.

“Ambienti përçares dhe morbid që është krijuar brenda Klinikes së Kardiokirurgjisë nga ana e shefit të saj (Adem Grbolar), ka qenë shqetesimi im kryesor. Mungesa e vendim-marrjes për rastet kardiokirurgjike dhe centralizimi i kësaj vendim-marrje vetëm tek shefi, -mungesa e listave operatore dhe manipulimi me to (superselektim i rasteve nga ana e shefit, njoftim për operacion disa orë para operimit,etj)”, kishte shkruar Kutllovci në reagimin e tij.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz