back to top
Wednesday, December 17, 2025
BallinaLajmeHalil Kastrati dhuron çelësat për 10 shtëpitë e ndërtuara për skamnorët

Halil Kastrati dhuron çelësat për 10 shtëpitë e ndërtuara për skamnorët

Të ngjajshme

Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar

Është ekstraduar nga Zvicra në Kosovë, i dyshuari që...

Ilir Meta nesër në SPAK për çështjen e “21 Janarit”

Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta do të paraqitet nesër...

Mosha veç numër/ John Terry fton Thiago Silvan të rikthehet në Chelsea

Mbrojtësi brazilian, Thiago Silva ka vendosur të largohet nga...

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me Hoxhën Halil Kastrati kanë bërë shpërndarjen e çelsave të 10 shtëpive që janë ndërtuar në territorin e Komunës së Lipjanit për familjet me nevojë.

Me këtë rast kryetari Ahmeti tha se sot ndihemi mirë që sot gëzojmë 10 familje dhe ndihemi mirënjohës që ndaj shoqatës bëmirëse Jetimët e Ballkanit me Hoxhë Halil Kastrati që ka bërë një punë të shkëlqyeshme në Lipjan.

Kryetari Ahmeti po ashtu ka pohuar se edhe këtë vit do të vazhdojmë ti ndihmojmë familjet me nevojë në të gjithë teritorrin lipjanas.

Ndërsa Hoxhë Halil Kastrati është shprehur mirënjohës ndaj Kryetari Ahmeti dhe Komunës së Lipjanit për gadishmërinë për t’i ndihmuar familjet, duke shpresuar se edhe vitin 2020 do të vazhdojë bashkëpunimi me Komunën e Lipjanit.

Kujtojmë se ndërtimi i këtyre shtëpive u mundësua nga bashkëfinancimi i Komunës së Lipjanit dhe shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz