BallinaLajmeVjen reagimi i Lëvizjes Vetëvendosje pas deklaratës së Isa Mustafës

Vjen reagimi i Lëvizjes Vetëvendosje pas deklaratës së Isa Mustafës

Të ngjajshme

Vdes në moshë të re aktori i famshëm amerikan

Aktori amerikan Nicholas Brendon, i njohur për rolin e...

Evertoni e ‘shkatërron’ Chelsean, ia vazhdon krizën e rezultateve

Everton siguroi fitoren e parë në shtëpi këtë sezon...

Ish-sekretari i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, përsëriti thirrjet...

“I hidhur lajmi”, të vrarin në Klinë e kishte bashkëluftëtar, reagon Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj...

Pas deklaratës së kryetarit të LDK-së Isa Mustafa se palët duhet të kthehen në tavolinën e bisedimeve dhe se marrëveshja duhet të kryhet brenda kësaj jave, ka ardhur reagimi i Lëvizjes Vetëvendosje.

Deputeti i kësaj partie dhe i nominuari për zëvendëskryeministër, Haki Abazi ka deklaruar për “Gazeta Blic” se zgjidhja më e mirë është kthimi në tryezën e bisedimeve.

Abazi e vlerëson korrekte deklaratën e Mustafës dhe thotë se ulja në tavolinën e bisedimeve është zgjedhja më e mirë.

“Zgjidhja është kthimi në tavolinën e bisedimeve. Unë mendoj që deklarata e zotit Mustafa ishte korrekte dhe e orientuar aty, pra kthimi në tryezën e bisedimeve që do të ishte një çështje shumë e mirë dhe hap pozitiv” ka thënë shkurt Abazi.

Gjatë ditës së djeshme Albin Kurti u mandatua për Kryeministër nga presidenti Hashim Thaçi.

Tashmë kanë mbetur edhe 15 ditë kohë që të formohet Qeveria.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz