BallinaLajmeLargohen nga lista 2 mijë veteranë të rrejshëm, 20 arrestohen për falsifikim...

Largohen nga lista 2 mijë veteranë të rrejshëm, 20 arrestohen për falsifikim të certifikatës (VIDEO)

Të ngjajshme

Irani pohon se lideri i ri suprem është në gjendje të mirë shëndetësore

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka thënë në...

Nga ndërmjetësuese në spektatore: Roli i Evropës në Iran

Në vitin 2015 Evropa ndihmoi për negocimin e marrëveshjes...

24 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa të shqiptuara dje në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin e ditës së...

Udhëheqësi iranian është gjallë e mirë, thotë ministri i Jashtëm

Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi ka folur për...

Adem Jashari në krye, OVL-UÇK përkujton të gjithë dëshmorët që ranë në mars

Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka...

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati, ka treguar se vetëm për tre muaj nga lista janë larguar mbi 780 persona, ku shumica prej tyre shtetas të Shqipërisë.

“Për muajin dhjetor 2019 kanë marrë mbi 37 mijë veteranë kanë marrë pension. Do të thotë ka rënë numri në minus 2 mijë. 20 persona nga regjione të ndryshme janë duke u mbajtur në burg duke vuajtur dënimin për falsifikim të dokumentacioneve false”, ka thënë Gucati për Front Online.

“Prej listave që flitet se janë lista të fryera, ka ra numri i tyre bukur mirë edhe janë ndal pensionet afër 2 mijë pensione deri tash janë ndalë. Një numër më i madh është në Shqipëria dhe në Kosovë. Në Kosovë janë mbi 780 persona të cilët para 3 muajve janë larguar prej pagave. Deri më tash afër 2 mijë persona që janë larguar nga lista e pagave për pensione të veteranëve”, tha ai.

Sipas tij, 25 persona kanë pranuar fajësinë dhe kanë dorëzuar vetë certifikatën e veteranit.

Por, Gucati ata i ka kthyer mbrapsht. Thotë se nuk ka pranuar që ato certifikata të dorëzohen në OVL-në e UÇK-së, por tek ata persona të cilët ua kanë dhënë këto certifikata.

“Ka prej atyre që janë lajmëruar vullnetar mbi 25 persona, që t’i dorëzojnë certifikatat e veteranëve. Ne ju kemi thënë se Organizata e veteranëve nuk merret me këto punë se nuk ju kemi dhënë ato certifikata dhe ku i keni marrë mundeni edhe me i dorëzu”, tha Gucati për Front Online.

Ai ka treguar se janë dy lloj të veteranëve mashtrues. Ata që kanë manipuluar dhe falsifikuar certifikatën e veteranit dhe ata që kanë fryer listat, që janë bërë pjesë e listës pa qenë në luftë.

“Këtu janë dy pole të ndryshme, një është te lista e fryme që e kemi fjalën, te veteranët që nuk kanë qenë si dhe prej këtyre që kanë bërë falsifikime të dokumentacioneve dhe vendimeve. Nëse nuk gabohem prej tyre janë 20 persona që janë dënuar që i kanë nxënë me dokumente false, edhe me vendim të pensionit, certifikatë false, janë mbi 20 persona që janë dënuar me regjione të ndryshe”, tha Gucati për Front Online.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz