BallinaLajmeHarry dhe Meghan humbin titujt mbretërorë

Harry dhe Meghan humbin titujt mbretërorë

Të ngjajshme

Zurbarán: Mistikë dhe realizëm i rrallë

Ekspozita kushtuar piktorit spanjoll Francisco de Zurbarán zbulon një...

Avdyli: Gërvalla nuk ka pasur mbështetje të qartë për Vjosa Osmanin për presidente

Deputeti nga Grupi Parlamentar i LVV-së, Haxhi Avdyli, ka...

Çfarë lojtari Alvarez, gati sa nuk shënoi eurogol

Skuadra e Atletico Madridit ishte afër të shënonte golin...

Adrola pranë Capital T, një moment i thjeshtë plot ‘dashni’

Modelja shqiptare Adrola Dushi ka ndarë një foto në...

Duka dhe Dukesha i Suseksit nuk do t’i bartin më titujt mbretërorë Lartmadhëria e Tij dhe Lartmadhëria e Saj pasi njoftuan se do të heqin dorë nga rolet e tyre të anëtarë të lartë të familjes mbretërore, ka njoftuar të shtunën Pallati Mbretëror Buckingham Palace.

Princi Harry dhe Meghan më nuk janë anëtarë punues të familjes mbretërore dhe do të kthejnë paratë e Grantit Sovran që i shfrytëzuan kohë më parë për të rinovuar rezidencën e tyre zyrtare, Frogmore Cottage – mbi 2.8 milionë euro para të taksapaguesve britanikë – sipas deklaratës.

“Pas disa muajsh bisedash dhe diskutimesh të fundit, jam e lumtur që së bashku kemi gjetur një rrugë konstruktive dhe mbështetëse përpara për nipin tim dhe familjen e tij”, ka thënë Mbretëresha Elizabeta II në një deklaratë për media, raporton CNN.

“Harry, Meghan dhe Archie gjithmonë do të jenë anëtarë shumë të dashur të familjes sime. I di sfidat me të cilat janë përballur si pasojë e një kontrolli rigoroz gjatë dy vjetëve të fundit dhe e mbështes dëshirën e tyre për një jetë më të pavarur”, ka thënë ajo, transmeton Koha.net.

Çifti po ashtu nuk do të përfaqësojë më zyrtarisht Mbretëreshën.

Si pjesë e marrëveshjes, nga çifti do të kërkohet të heq dorë nga detyrat mbretërore, thotë deklarata e Buckingham Palace.

Familja mbretërore ka qenë duke diskutuar për të ardhmen e Harryt dhe të Meghanit pasi çifti bëri një njoftim të befasishëm se do të heqin dorë nga rolet e tyre si anëtarë të lartë të familjes mbretërore, do ta ndajnë kohën e tyre mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Amerikës Veriore dhe të bëhen financiarisht të pavarur.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz