BallinaLajmeVdes një person në aksidentin në Runik të Skenderajt (FOTO)

Vdes një person në aksidentin në Runik të Skenderajt (FOTO)

Të ngjajshme

Interi proteston me heshtje, pasi thotë se u dëmtua ndaj Atalantës

Trajneri i Interit, Cristian Chivu, dhe klubi kanë vendosur...

“Gjestit iu kërcënua liria”/ Three60 në mbështetje të artistit

Artisti nga Peja, Besart Kelmendi, i njohur me nofkën...

Therje me thikë në Aktash të Prishtinës

Një incident ka ndodhur ndërmjet disa të rinjve, sonte...

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Runik të Skenderajt, ku si pasoj ka vdekur një person i moshës 48 vjeçare nga fshati Padalishtë, shkruan Drenica Press.

Ndërsa siç mëson Drenica Press të lënduar në këtë aksident janë edhe katër persona, ku janë përfshirë dy makina në këtë aksident.

Këtë e ka konfirmuar edhe kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari përmes një postimi në Facebook nga ku edhe ka shprehur ngushëllime për familjen.

Nga aksidenti mësohet se ka edhe të lënduar.

“Në emër të Komunës së Skenderajt dhe në emrin tim personal i shpreh ngushëllime të thella familjes së të ndjerit F.I nga Padalishta, i aksidentuar mbrëmë në Runik. Të lënduarve nga aksidenti iu uroj shërim të shpejtë. Njëkohësisht bëjë apel tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të shtojnë kujdesin gjatë ngasjes, sidomos gjatë kohës së ngricave dhe të respektojnë shenjat e komunikacionit”, ka shkruar ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz