BallinaLajme57 milionë euro për mbi 37 mijë veteranë

57 milionë euro për mbi 37 mijë veteranë

Të ngjajshme

Barazon City, feston Arsenali

West Ham United u rikthye nga disavantazhi për të...

Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon

Pas debateve të ashpra mes Mateos dhe Artanit, Brikena...

“Po të mos ishe i martuar…”/ Nis romancë mes Juelës dhe Rogertit?

Pas disa deklaratave të dëgjuara në Prime, banorët kanë...

Tri gola për tri pikë, Reali merr fitore të madhe ndaj Elches

Real Madridi ka marrë një fitore të madhe, në...

57 milionë euro janë shpenzuar vetëm gjatë vitit paraprak si pagesë për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale ka bërë të ditur se deri në muajin maj përfitues të këtyre pensioneve kanë qenë mbi 37 mijë veteranë, shkruan gazeta “Zëri”.

Ministria e Financave në raportin nëntëmujor financiar të vitit 2019 ka bërë të ditur se për pagesat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nga Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale (MPMS) nuk është bërë i ditur numri i saktë i përfituesve të këtyre pensioneve.

Mirëpo në statistikat që i ka siguruar gazeta “Zëri” nga kjo Ministri del se deri në muajin maj përfitues të pensioneve ishin 37 mijë e 460 veteranë. Mungesa e të dhënave për muajt pasues pamundëson të dalë në pah se sa është numri i veteranëve, të cilët kanë përfituar pensione. Gjatë vitit të kaluar u krijua një kaos në vend për shkak të daljes së 20 mijë veteranëve të rrejshëm në listën, që atëkohë u përpilua nga avokati Elez Blakaj, shkruan tutje “Zëri”.

Pas kësaj Prokuroria propozoi që pagesat të ndalen për veteranët, emrat e të cilëve figuronin në lista, por një vendim i tillë ende nuk është marrë nga Gjykata. Të gjithë veteranët, pavarësisht se emrat e disave figurojnë në listat me veteranë të rrejshëm, vazhdojnë të marrin pensione nga shteti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz