Kompania e njohur ajrore nga Katari, “Qatar Airways”, ka hapur konkurs për të punësuar kosovarë.
Sipas marrëveshje ndërmjet kompanisë “Qatar Airways” dhe Ambasadës së Kosovës në Doha, firma e njohur do të punësojë disa punëtorë nga Kosova në stafin e kabinës së pasagjerëve.
“Pas takimit qe pati dite me pare Ambasadori i RKS-se ne Doha, z. Ahmeti, me Drejtorin Ekzekutiv te Qatar Arways, z. Al Baker, eshte hapur konkursi per pune per te rinjte kosovar ne kompanine prestigjioze ajrore, Qatar Airways”, shkroi dje Ambasada e Kosovës në Doha në një njoftim për media.
Ndërkaq, përfaqësues të “Qatar Airways” do të shqyrtojnë aplikimet për punë në Prishtinë, më 8 shkurt në Hotelin “Swiss Diamond” nga ora 08:00.
Të interesuarit duhet të regjistrohen paraprakisht, bëhet e ditur në uebsajtin e “Qatar Airways”.
Përfitimet përfshijnë një pagë pa tatime, sigurim shëndetësor ndërkombëtar, akomodim falas në Doha, tridhjetë ditë pushim vjetor dhe një biletë kthimi falas për çdo vit në vendin e origjinës së anëtarit të stafit.
Mundesi pune ne Qatar Airways!
Pas takimit qe pati dite me pare Ambasadori i RKS-se ne Doha, z. Ahmeti, me Drejtorin Ekzekutiv te Qatar Arways, z. Al Baker, eshte hapur konkursi per pune per te rinjte kosovar ne kompanine prestigjioze ajrore, Qatar Airways.
Suksese t'interesuarve pic.twitter.com/8nBeS0WV32— Ambasada e Republikës së Kosovës në Doha (@AmbasadaNe) January 13, 2020