back to top
Wednesday, October 22, 2025
BallinaLajmeOferta e LDK'së: Ministrit 5 me 5, kryeparlamentari t'i kthehet LDK'së deri...

Oferta e LDK’së: Ministrit 5 me 5, kryeparlamentari t’i kthehet LDK’së deri ne zgjedhjen e presidentit

Të ngjajshme

Ia vodhi babait mbi 24 mijë euro, arrestohet 34-vjeçari në Shtime

Një person është arrestuar të martën për vjedhjen e...

Vajza sulmohet nga ariu në Mamushë, shpëton në momentin e fundit

Një vajzë në Mamushë, Kosovë, shpëtoi në momentin e...

Zelensky udhëton drejt Suedisë, për të përforcuar mbrojtjen e Ukrainës

Të paktën dy persona kanë vdekur në Kiev dhe...

“24heures”: Grupi xhihadist në Zvicër dërgonte para në Kosovë për të korruptuar prokurorë

Gazeta 24heures.ch, e cila konsiderohet si kryesorja në Zvicrën...

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti ka publikuar ofertën që i kanë dorëzuar sot Lëvizjes Vetëvendosje, raporton Gazeta Express.

Hoti ka thënë se kanë kërkuar kryetarin e kuvendit deri në zgjedhjen e presidentit, e pastaj kryepalamentari i kthehet LV-së.

Numri i ministrive ndërkaq mbetet 12, vetëm se bëhen disa ndryshime në strukturë.

“Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit i bashkohet Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ndahet nga Ministria e Punëve të Brendshme, ku është integruar sipas marrëveshjes së arritur në takimet e mëparshme, dhe mbetet për komuniteteve jo shumicë krahas Ministrisë për Komunitete dhe Kthim. Partnerët e koalicionit, në përputhje me dispozitat kushtetuese, për Presidentit të vendit do të përkrahin kandidatin e propozuar nga LDK-ja”, thotë ai.

Si rezultat i kësaj marrëveshje deri në zgjedhjen e Presidentit, VV do të ketë Kryeministrin, Nënkryetarin e parë të Kuvendit, Zëvendëskryeministrin e dytë dhe pesë ministri, ndërkaq LDK do të ketë Kryetarin e Kuvendit, Nënkryetarin e dytë të Kuvendit, Zëvendëskryeministrin e parë dhe pesë ministri.

Pas zgjedhjes së Presidentit, të propozuar nga LDK-ja, VV do të ketë Kryeministrin, Kryetarin e Kuvendit, Nënkryetarin e parë të Kuvendit, Zëvendëskryeministrin e dytë dhe 5 ministri, ndërkaq LDK do të ketë Presidentin si kandidat të saj të propozuar (por që si President vepron si faktor unifikues sipas Kushtetutës), si dhe Nënkryetarin e dytë të Kuvendit, Zëvendëskryeministrin e parë dhe 5 ministri.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz