back to top
Wednesday, December 17, 2025
BallinaLajmePDK emëron Zëdhënësin dhe Drejtorin për komunikim në parti

PDK emëron Zëdhënësin dhe Drejtorin për komunikim në parti

Të ngjajshme

Një prej talentëve më të mirë në botë, Lennart Karl ishte pjesë e Real Madridit?!

Futbollisti i njohur gjerman, Lennart Karl që po befason...

Njeriu më i pasur në Indi, ia dhuroi një orë milionëshe Lionel Messit

Lionel Messi me dyshen, Luis Suarez dhe Rodrigo de...

Arrestohet i dyshuari për dhunimin e 13 vjeçarit në Ferizaj

Një rast i rëndë u raportua dje të ketë...

Gjetje e mjetit të dyshimtë gjatë punimeve në Rahovec, intervenon FSK-ja

Dje rreth orës 11:05, në rrugën “Bekim Isma” në...

Partia Demokratike e Kosovës, pas zgjedhjes së Kryesisë së re, me propozim të kryetarit të partisë, Kadri Veseli, ka emëruar dy zyrtarë përgjegjës për komunikim dhe marrëdhënie me publikun.

Shefi i Kabinetit të kryetarit Veseli, Avni Bytyçi, është emëruar në pozitën e Zëdhënësit të partisë, ndërsa Bashmir Xhemaj, është emëruar Drejtor i Zyrës së Komunikimit në parti.

Para se të shërbente në pozitën e zëdhënësit të PDK-së, Avni Bytyçi ishte për dy mandate Zëvendës Shef i Stafit të Kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Më parë, Avni Bytyçi ishte angazhuar në sektorin e shoqërisë civile, duke mbajtur pozita të ndryshme menaxheriale dhe udhëheqëse, duke avokuar për demokraci dhe institucione transparente dhe llogaridhënëse.

Në vitin 2013, ai ka pranuar bursën Fulbright nga Departamenti i Shtetit Amerikan, për të vazhduar studimet. Pas përfundimit të studimeve themelore, drejtimin e Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës, ka ndjekur studimet e nivelit Master në “Maxwell School of Citizenship and Public Affairs” në Universitetit Syracuse, në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ndërsa, drejtori i Zyrës së Komunikimit, Bashmir Xhemaj, ka diplomuar në shkenca politike dhe magjistruar për komunikim në Universitetin e Sheffildit, fakulteti ndërkombëtar në Selanik. Ka përvojë të gjatë në gazetari dhe shoqëri civile.

Ndërsa nga viti 2014, ka punuar si këshilltar në Ministrinë e Jashtme dhe më vonë si këshilltar i lartë i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Enver Hoxhaj.

Partia Demokratike e Kosovës që nga themelimi i saj dhe në përvojën gati dy dekada si parti politike, ka kultivuar çdo herë një raport të veçantë dhe të afërt me mediat dhe publikun.

Emërimet e reja do ta forcojnë edhe më shumë këtë lidhje dhe rritin bashkëpunimin e përditshëm me të gjitha palët e interesit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz