back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeEkskluzive: Kjo është përgjigja e LDK-së për ofertën e fundit nga Vetëvendosje

Ekskluzive: Kjo është përgjigja e LDK-së për ofertën e fundit nga Vetëvendosje

Të ngjajshme

Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në Ibër-Lepenc

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha,...

AUV heq nga tregu edhe dy produkte Aptamil për foshnja

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, ka njoftuar se është...

Shoferi shpëton pasi vetura u zë nën rrënojat e murit në Han të Elezit

mbrojtës është shembur papritur dhe ka rënë mbi një...

Lidhja Demokratike e Kosovës pritet t’i përgjigjet Vetëvendosjes për ofertën e fundit.

Burime të insajderit kanë thënë se LDK-ja do ta refuzojë ofertën e VV-së.

Sipas këtyre burimeve LDK-ja do të kërkojë që kryeparlamentari t’i takojë LDK-së derisa të zgjidhet presidenti. Nëse zgjidhet presidenti, kryeparlamentari t’i kthehet VV-së, ndërsa nëse dështon kryeparlamentari t’i mbetet LDK-së.

LDK pritet të kërkojë vetëm 5 ministri e jo më shumë. Ndërkohë që ka nisur mbledhja e LDK-së.

Kujtojmë se Lëvizja Vetëvetndosje, të hënën i ka dërguar një ofertë LDK-së. Sipas kësaj oferte, Kurti ka propozuar rritjen e numrit të ministrive nga 12 në 14. Kësisoj, Lidhja Demokratike e Kosovës do të ketë gjashtë ministri, Lëvizja Veteëvendosje pesë, derisa minoritetet tri ministri.

Në këtë ofertë janë detajuar të gjitha pozitat që do të mbante secili subjekt.

“Kryeministri, kryetari i Kuvendit, zëvendëskryeministri i 2-të, një nën-kryetar Kuvendi, 5 ministri do t’i takonin Lëvizjes Vetëvendosje”, thuhet në propozim.

Lëvizja Vetëvendosje, në këtë propozim ka ofruar që LDK të ketë zëvendëskryeministrin e 1-rë, nënkryetarin e 1-rë të Kuvendit, 6 ministri, dy zv.ministra më shumë se LVV.

Po ashtu VV është pajtuar që LDK ta propozojë kandidatin për President i cili sipas VV-së plotëson të gjitha kushtet dhe te gjitha kriteret kushtetuese.

“Nëse, për çfarëdo arsye nuk zgjedhet Presidenti, atëherë LDK do ta marrë një ministri shtesë”, thuhet në propozim.

Ndërkohë, i menjëhershëm ka qenë reagimi i nënkryetarit të LDK-së, Agim Veliu i cili ka thënë se në këtë ofertë nuk ka diçka të re dhe serioze që do të mund ta zgjidhte situatën drejt një marrëveshje përfundimtare.

“Unë po flas personalisht nuk është diçka serioze. Jemi duke e shqyrtuar megjithatë nuk ka diçka të re. Nuk ka diçka serioze aty që mund të na nxjerrë prej situatës”, kishte thënë Veliu./Insajderi.com

Të Fundit

Sport

ShowBiz