back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaSportSport: Rey Manaj, lojtar i Barcelonës

Sport: Rey Manaj, lojtar i Barcelonës

Të ngjajshme

Iu mbyll llogaria, menaxhmenti i Elijones jep lajmin e papritur

Menaxhmenti i Elijonës, banores së Big Brother VIP Kosova,...

Rikthehet Gjesti, zbulon orën e lansimit të këngës së re

Këngëtari Gjesti ka nisur zyrtarisht numërimin mbrapsht për projektin...

Përleshje masive gjatë ndeshjes miqësore mes Llapit dhe Kaysar Kyzylorda në Antalya

Një përleshje masive u regjistrua sot gjatë ndeshjes miqësore...

Rey Manaj më në fund do të jetë futbollist i Barcelonës. Sigurisht, nuk bëhet fjalë për ekipin e parë, përkrah Lionel Messit, por te Barcelona B, në kategorinë e tretë të futbollit spanjoll (Segunda Division B).

E përditshmja katalane “Sport” shkruan se “marrëveshja me sulmuesin shqiptar të Albacetes është e mbyllur dhe pritet vetëm që futbollisti të kalojë testet mjekësore, për t’u prezantuar më pas zyrtarisht si lojtar i Barcelonës B.”

Sigurisht që të jetë e pamundur që Manaj të llogaritet për ndeshjen që Barcelona B ka të mërkurën kundër Badalonas, por qëllimi është që ai të mund të debutojë në fundjavën në Tarragona. Manaj nuk udhëtoi me Albacetet për të luajtur në “Copa del Rey” në Ibiza për “një problem në kyçin e këmbës”.

Kur operacioni të përfundojë, do të mësohet edhe detajet e transferimit, me Albacetet që thuhet se do të përfitojë një shumë të konsiderueshme për kartonin e sulmuesit të Kombëtares Shqiptare.

Të Fundit

Sport

ShowBiz