back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaInstantHaxhiu: Vetëvendosje ndoshta s’di për takimin, Kurti le ta thotë të vërtetën

Haxhiu: Vetëvendosje ndoshta s’di për takimin, Kurti le ta thotë të vërtetën

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Publicisti Baton Haxhiu insiston në vërtetësinë e deklaratës së dhënë në Info Magazine të Kushtrim Sadikut, se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe presidenti Hashim Thaçi janë takuar edhe dy herë të tjera, para takimit zyrtar të 6 janarit në Presidencën e Kosovës.

“Z.Thaçi dhe Z.Kurti janë takuar dy herë. Dhe kanë biseduar gjatë”, ka thënë ai në Info Magazine, duke u reaguar në deklaratën e drejtuesit të emisionit se takimi prej katër minutash i Thaçit dhe Kurtit ishte shumë i shkurtër.

Pas kësaj ka reaguar zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, i cili e ka quajtur gënjeshtër deklaratën e Haxhiut.

Në këtë reagim nga Lëvizja Vetëvendosje është përgjigjur publicisti Haxhiu, duke dhënë edhe detaje tjera për dy takimet e Albin Kurtit me Hashim Thaçin.

“Më vjen keq që ky lajm, i cili do të konsiderohej normal në secilin vend të botës merr kësi reagimesh. S’e di pse kane frikë nga takimet”.

“Para takimit zyrtar kanë ndodhur edhe dy takime tjera. Për hir të korrektësisë nuk dua ta përmend ndërmjetësuesin. Takimi i parë ka ndodhur me ndërmjetësimin e një institucioni ndërkombëtar. Takimi i dytë ka ndodhur me pajtimin e të dyve, pa ndërmjetësim. E kuptoj z.Manxhuka për reagimin e tij. Ai e ka thënë të vërtetën e tij. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje me siguri nuk i ka treguar për këtë takim askujt nga partia e tij. Pres nga Albin Kurti të më dëmantojë vet ai, nëse takimet nuk kanë ndodhur. Nëse kam gënjyer unë heq dorë nga jeta publike. Por, nëse ka gënjyer ai, duhet t’i kërkojë falje anëtarësisë së Lëvizjes Vetëvendosje, sepse nuk pranoj kërkim-falje nga ai”.

Të Fundit

Sport

ShowBiz