back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaBotëEksporti i lajthive në Itali mbi 546 milionë dollarë

Eksporti i lajthive në Itali mbi 546 milionë dollarë

Të ngjajshme

Daut Haradinaj: AAK dhe LDK patën komunikim për listë të përbashkët

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut...

Haradinaj: Asnjë lëvizje në luftë nuk është bërë pa miratimin e SHBA-së

Nënkryetari i AAK-së, Daut Haradinaj, ka deklaruar se gjatë...

Çfarë po ndodh me Liverpulin? Sunderland hesht ”Anfieldin”

Sunderland ka kaluar në epërsi ndaj Liverpulit. Chemsdine Talbi heshti...

Sami Kurteshi sulmon keq mediat – Gazetarët i quan “vrasës me pagesë”

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi, ka...

Turqia, e cila mbanë pjesën më të madhe të prodhimit dhe të tregut të lajthive në botë, në vitin 2019 më së shumti lajthi ka shitur në Itali.

Sipas informacionit të marrë nga Shoqata e Eksportuesve të Lajthive dhe Produkteve të Detit të Zi (KFMIB), Turqia vitin e kaluar eksportoi 319 mijë e 772 tonë lajthi në 121 vende të botës dhe nga ky eksport siguroi të ardhurat në vlerë 2 miliardë e 28 milionë e 727 mijë dollarë.

Italia duke e lënë prapa Gjermaninë, liderin e 9 viteve të fundit në eksportin e lajthive, u rendit në vendin e parë.

Turqia i shiti Italisë 83 mijë e 898 tonë lajthi në vlerë 547 milionë e 588 mijë dollarë.

Në mesin e vendeve ku Turqia eksportoi më së shumti lajthi, Italia ndiqet nga Gjermania dhe Franca.

Në Gjermani u eksportuan 73 mijë e 476 tonë lajthi në vlerë 434 milionë e 806 mijë dollarë, ndërsa në Francë 22 mijë e 719 tonë në vlerë 147 milionë e 75 mijë dollarë.

Ndërkaq tërheq vëmendjen edhe rritja e eksporteve të lajthisë drejt Republikës Popullore të Kinës.

Gjatë vitit të kaluar në Kinë u shitën 11 mijë e 180 tonë lajthi në vlerë 87 milionë e 179 mijë dollarë.

Me këtë shifër Kina radhitet në vendin e 6-të në mesin e 121 vendeve ku Turqia eksporton lajthi./trt.tr.shqip

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz