back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaLajmeVdes sulltani i Omanit, Qaboos bin Said

Vdes sulltani i Omanit, Qaboos bin Said

Të ngjajshme

Tifozët çuditen me formën e Fiorentinas, dyshojnë që mbrëmë nuk donin të shënonin!

Skuadra e Fiorentinas mbrëmë pësoi humbjen e radhës, pasi...

FSK realizon me sukses trajnimin “Simboli i Ujkut”

Trajnimi elitë “Simboli i Ujkut” është përfunduar me sukses...

FSK konfirmon nivelin e lartë të gatishmërisë me trajnimin elitë “Simboli i Ujkut”

Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë përmbyllur me...

Sulltani i Omanit, Qaboos bin Said, lideri politik me pushtetin më të gjatë në botën arabe, ka vdekur në moshën 79-vjeçare.

Sipas raportimeve të para, pozitën e tij do ta marrë kushëriri Haitham bin Tariq al-Said, duke u dhënë fund thashethemeve për atë se kush do ta pasojë sulltanin që nuk kishte fëmijë.

Duke qenë dikur nën protektoratin e Britanisë së Madhe, Omani është udhëhequr nga sulltani i ndjerë që nga puçi paqësor kundër babait të tij në vitin 1970. Që nga viti 2014, ai është trajtuar disa herë jashtë vendit për shkak të kancerit dhe sapo ishte kthyer nga një spital i Belgjikës.

Sipas statutit të vitit 1996, familja në pushtet duhet të zgjedhë një pasardhës ose emri duhet të vijë nga një zarf i mbyllur, i lënë nga udhëheqësi.

Në bazë të kushtetutës së vendit, sulltani duhet të jetë pjesëtar i familjes mbretërore, mysliman, i pjekur, racional dhe i biri i dy prindërve omanas.

Besohet se këto kushte i plotësojnë rreth 80 kandidatë të mundshëm.

Raportohet se në pozitën e sulltanit do të caktohet Haitham bin Tariq al-Said. Ai deri më tash ka shërbyer në pozitën e ministrit të kulturës, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz